Fryma e Re Demokratike ka njoftuar se distancohet nga çdo vendim apo reagim i ish-këshilltares së FRD-së, Mirela Bogdani. Kryetari i Frymës së Re Demokratike për Tiranën, Andi Seferi ka deklaruar se këshilltarja Bogdani nuk përfaqëson prej kohësh asnjë forum, kryesi dege apo strukturë të FRD-së dhe si rrjedhojë, çdo vendim i deritanishëm i saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka qenë personal.
Mirela Bogdani vitin e fundit nuk ka votuar asnjë projekt-vendim si mazhoranca, dhe nuk është konsideruar pjesë e shumicës në Këshillin Bashkiak. Sa i takon Frymës së Re Demokratike, ajo shpreh mbështetjen e saj të vazhdueshme për projektet dhe politikat zhvilluese të Bashkisë së Tiranës.
Bashkëpunimi PS-FRD vazhdon pasi Andi Seferi si krahu i djathtë i Bamir Topit do vazhdojë të jetë zëvendëskryetar i Bashkisë si përfaqësues i koalicionit. FRD lajmëron aleancën me Veliajn edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
ma.me