Pas takimit më shumë se një orë me kongresmenin amerikan Eliot Engel, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe dorëheqjen e ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto.
Sipas tij, me largimin e Haxhinastos, Rama “kërkon të lajë duart si pilati në dështimin e tij total në atë që është dhe promotori i zhvillimit të një vendi, ndërtimi i infrastukturës. Pasi ka shpenzuar mbi 2 miliardë dollarë për investime, s’është në gjendje të tregojë shqiptarëve qoftë 1 km rrugë të ndërtuar në 3 vjet.
I rikujtoj shqiptaërve se me 1.2 mld usd janë ndërtuar gjatë viteve të mëparshme Rruga e Kombit, autostrada Ibë-Elbasan dhe tuneli i Krrabës, segmenti Lushnje-fFer dhe Levan – Vlorë, dhe autostrada Levan- Tepelenë përfshi këtu rrugën e bregut.
Rama s’mbulon dot vjedhjen e tmerrshme që ka bërë, se ku shkuan 2.1 mld usd investime… Rama do largohet si çeço dhe me një këmbë”, tha Berisha për gazetarët.
Panorama/d.i.
Sal shite trecerekun e Shqiperise le nje mal me borxhe dhe del e mbron Haxhinaston me te paftin minister . Sa per Ramen mos u anko se rrugen tende te shitjes dhe koncensioneve te prones publike po vazhdon jasht programit socialist qe u zgjodh duke mbeshterur oligarket qe mbroje dhe ti