• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Kryesoret

Larg debatit për Himarën/ Celibashi: Për ne çështja mbaroi me shpalljen e rezultatit

by Java News
March 29, 2024
in Kryesoret, Politikë
0
“Situatë inkurajuese”, Celibashi për Reformën Zgjedhore: Duhet të fillojë dhe përfundojë sa më shpejt
122
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KQZ po e ndjek në distancë pa u përfshirë debatin për kryetarin e Bashkisë së Himarës. Në pritje të zhvillimeve që do të çonin në zgjedhje të reja Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se KQZ ka një rezultat të shpallur nga zgjedhjet e fundit të zhvilluara në këtë bashki, ato të 14 majit.

 “Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës për KQZ janë zhvilluar në 14 maj. Aty ka një kandidat fitues i cili është shpallur i tillë në bazë të rezultatit të Zgjedhjeve”, tha Celibashi.

Shqetësimi i Celibashit lidhet më shumë me reformën zgjedhore, e cila pas dështimit në Komisionin e Posaçëm i ka kaluar Grupit të Dialogut. Për Report Tv, Celibashi thotë se kalimi i kohës po çon në dështimin final të votimit të emigrantëve në zgjedhjet e 2025.

“Sa më shumë kalon koha dhe kuvendi i Shqipërisë nuk adreson çështjen e votimit nga jashtë, aq më shumë rrezikohet vota e diasporës dhe nëse në përfundim të këtij sesioni nuk kemi plotësim të boshllëqeve ligjore, kam frikë se në mënyrë përfundimtar e ky proces nuk do të mund të realizohet. Meriton të sjell edhe një herë në vëmendje që ligjet, kuvendi dhe partitë politike, ta adresojnë sa më parë”, shtoi ai.

Vonë, për Celibashin është edhe për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në të gjithë vendin. Për të, zgjidhja më optimale është shtrirja pjesore në zgjedhjet e 2025.

“Ditët që kalojnë vënë në vështirësi KQZ për ta përgatitur në të gjithë territorin e Shqipërisë. Përtej kësaj, do ishte më oportune që në 2025 shtrirja të ishte pjesore. Kemi nevojë Akoma për ta testuar avantazhin që krijon kjo mënyrë votimi”.

Palëve u kërkon të zgjidhin edhe çështjen e herësit, që Celibashi thotë duhet të zgjidhet, në mënyrë që asnjëra prej palëve të mos nxjerrë pretekste për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.

“Çfarë është mirë ta themi, por çdo çështje që ka nevojë të qartësohet është mirë të qartësohet e të adresohet me qëllim që në përfundim të procesit zgjedhor asnjë prej palëve të mos ketë pretekste për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve.”

Me dështimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ndryshimet në rregullat e lojës elektorale do të diskutohen ne Grupin e dialogut me 3 anëtarë të PS, Gjiknurin, Bushkën e Gogun dhe 3 anëtarët e opozitës Bylykbashi, Çupi e Xhixho me të cilët Celibashi thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë.

 

/f.s

ShareTweetSend
Previous Post

Sa kushtojnë të burgosurit? Miratimi i Amnistisë Penale do t’i kursente 61 milionë lekë qeverisë

Next Post

“Shpresat i kemi tek SPAK”, Ngjela: Çdo gjyqtar i korruptuar do të përballet me gjyqe

Next Post
“Lufta kundër krimit e korrupsionit do jetë e gjatë”/ Ngjela: Shteti duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët

“Shpresat i kemi tek SPAK”, Ngjela: Çdo gjyqtar i korruptuar do të përballet me gjyqe

Credins bank, është vendi që po kërkoje!

Credins bank, është vendi që po kërkoje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Buxheti 2026/ Këshilli Bashkiak i Tiranës SPAK-ut: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje fizikisht
  • Spiropali pritet nga Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria dhe Greqia, bashkëpunim strategjik për sigurinë
  • Dy aksidente në Gjirokastër, një drejtues automjeti në pranga, një nën hetim
  • Kufiri detar me Greqinë, eksperti: Çështje pezull që mund të ndikojë në integrimin e Shqipërisë
  • Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi