• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Larg apo afër Brukselit? Milo: Negociatat hapen në qershor, anëtar në 2023!

by Java News
29/11/2017 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shqipëria afër apo larg Brukselit? Kryetari i LZHD, Dashamir Shehi, i PDS Paskal Milo dhe gazetari Ilir Yzeiri me Ilir Kalemajn po diskutojnë në emisionin ‘Repolitix’ për mundësinë e hapjes së negociatave dhe integrimit të Shqipërisë në BE. Të pranishmit kanë komentuar në Report Tv deklaratat Fleckenstein se negociatat mund të hapen në 6 mujorin e parë të 2018.Paskal Milo beson se në qershor Shqipëria do të hapë negociatat me Shqipërinë. “Knut Fleckenstein e theksoi se vendimi i takon KiE, ka matur pulsin që rreh në Bruksel. Suksesi i Shqipërisë, llogaritet edhe një meritë edhe e raportuesit.

Knut Fleckenstein ishte i kujdesshëm, duke pasur parasysh edhe një kombinim të rrethanave dhe dëshirës së tij. Unë besoj dhe uroj që negociatat të hapen brenda vitit të ardhshëm. Shpresoj nëse do të shkojnë mirë punët në Shqipëri, besoj nga qershori i 2018 do të hapen” deklaroi Milo.

Ndërsa Dashamir Shehi shikon si problemin kryesor, drogën dhe krimin, por shprehet se edhe opozita ka pjekurinë e duhur që të urojë që procesi të hapet. “Negociatat lidhen me situatën. Natë për natë kapet nga një skaf me drogë që kapet nga shërbimet e huaja, shqiptarët në krye të bandës, janë kapur nga shërbimet amerikane, droga doli nga brigjet tona. Situata është e rëndë.

Hapjen e negociatave mund ta pengojë vetëm krimi. Uroj që të hapen negociatat, kam shpresë. Unë gjykoj që opozita e ka të gjithë pjekurinë që të urojë që të hapen negociatat, pasi është një avantazh edhe për Shqipërinë, pasi në mos nesër apo pasnesër do të vijë në pushtet. Po qe pë detyra ne nuk hyjmë edhe për nja 20 vite, por për arsye politike po. Shpresoj që në Bruksel të mbyllin një sy dhe të hapin negociatat”.

Në analizën për nxjerrjen e fajtorëve për ngecjen e procesit të integrimit, Paskal Milo thotë se përgjegjësia kryesore për zvarritjen e procesit është e Partisë Demokratike. “Nga viti 1992-96 Shqipëria eci mirë me marrëveshjet, por problemi ngeci dhe është përgjegjësia e PD, pjesë ka qenë edhe Shehi atëherë. Pas manipulimit të zgjedhjeve të 1996 u stopua procesi, asokohe në shkurt u premtua për nënshkrimin e  MSA dhe ishte në rrugë të mbarë, por zgjedhjet e stopuan. Më pas ishin ngjarjet e 1997, ku përgjegjësia e PD është e njohur.

Pastaj qeveria socialiste e mori procesin nga e para pas 1997. Gjatë 4 vite që kam qenë ministër i Jashtëm kemi pasur një ecuri të kënaqshme. Romano Prodi na tha tre herë në 28 nëntor 2001 ‘stabilitet, stabilitet, stabilitet’, ajo që ka munguar në Shqipëri’.

Megjithatë Milo shprehet se koha e humbur mund të rikuperohet dhe nëse opozita dhe qeveria bëhen bashkë në 2023 Shqipëria mund të anëtarësohet në BE. “Nëse negociatat do të hapen vitin tjetër në qershor, mos kujto se në korrik do hapen negociatat, jo, do të hapen nga vjeshta pas negocimit të kapitujve të caktuar. Ta harrojnë ata që mendojnë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE në 2019, unë them se varianti më optimist është 2023, realisti është 2027. Nëse krijohet një front unik mes qeverisë dhe opozitës për të plotësuar kushtet nuk është e pamundur që edhe në 2023 Shqipëria të anëtarësohet në BE”.

http://shqiptarja.com/home/1/milo-negociatat-n–qershor-n–2023-n–be–shehipenges–krimi-456087.html?pos_2

Next Post
FOTOT/ Shtyp butonin e gabuar, futbollisti i njohur publikon foton e bashkëshortes nga dhoma e gjumit

FOTOT/ Shtyp butonin e gabuar, futbollisti i njohur publikon foton e bashkëshortes nga dhoma e gjumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In