• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Lapsusi”/ Netanyahu në OKB kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por tërhiqet shpejt, reagon zyra e shtypit: U lexua gabimisht

by Java News
22/09/2023 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të premten në Kombet e Bashkuara e paralajmëroi Iranin se përballet me “kërcënim bërthamor”, por zyra e tij reagoi shpejt duke e cilësuar këtë si lapsus.

Netanyahu, i cili e ka përdorur vazhdimisht skenën në OKB për të bërë paralajmërime të errëta për Teheranin, pushoi shkurtimisht gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme kur u duk sikur po kërcënonte me sulm bërthamor nëse Teherani e krijon bombën e vet bërthamore.

“Mbi të gjitha – – mbi të gjitha – – Irani duhet patjetër të përballet me kërcënim të besueshëm bërthamor. Sa të jem unë kryeministër i Izraelit, do të bëj gjithçka në fuqinë time për të mos e lejuar Iranin të ketë armë bërthamore”, tha Netanyahu.

Zyra e tij reagoi shpejt dhe tha se Netanyahu e kishte bërë një lëshim në fjalim dhe se në tekstin e tij të parapërgatitur shkruhej “kërcënim të besueshëm ushtarak” e jo “kërcënim të besueshëm bërthamor”.

“U lexua gabimisht si kërcënim i besueshëm bërthamor. Kryeministri i qëndron tekstit origjinal të fjalimit”, tha zyra e kryeministrit izraelit.

Izraeli ka program shumë të njohur por të padeklaruar bërthamor. Besohet se nga janari Izraeli ka një depo me 90 koka bërthamore, sipas Institutit Ndërkombëtar të Paqes në Stokholm.

Teherani, ndërkohë, e mohon se synon të ketë bombë bërthamore, por i ka shkelur limitet e pasurimit me uranium të cilat u vendosën ndaj tij në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më 2015, nga e cila u tërhoq ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe u rivendosën sanksione.

Richard Gowan, i cili i përcjell Kombet e Bashkuara për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, tha se nuk është e pazakontë për liderët që t’i lexojnë gabimisht fjalimet e tyre.

Presidenti amerikan Joe Biden, në një pjesë të rëndësishme të fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të martën, paralajmëroi se dorëzimi para Rusisë në luftën kundër Ukrainës do të nënkuptonte braktisje të parimeve të Shteteve të Bashkuara, në vend se të thoshe Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është fshehtësi se Izraeli ka armë parandaluese bërthamore. Por, nuk mendoj se Netanyahu e kishte në plan reklamimin e armëve të veta bërthamore në OKB”, tha Gowan./REL

Next Post
Buxheti/ Ministrja e Bujqësisë: Do të ngremë Akademi për barinjtë dhe do i subvensiojmë për mbajtjen e tufës

Corriere della Sera: Sardenja nuk gjen më barinj, "importohen" 100 të parët nga Kirgistani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In