• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lançohet Programi Rajonal i Lëvizshmërisë për Lidershipin Rinor: Të rinjtë serbë dhe shqiptarë bashkëveprojnë për të ndikuar politikat kombëtare dhe rajonale

by A R
25/02/2022 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U lançua Programi Rajonal i Lëvizshmërisë për Lidershipin Rinor (RYL-MP) i cili është i hartuar nga Qendra për Politikat Arsimore (CEP), Serbi dhe Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), Shqipëri. Ky Program përfshin një gamë komponentësh duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve dhe mentorimit, si dhe programin e mobilitetit, e të gjitha këto synojnë jo vetëm të forcojnë bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe të inkurajojnë të rinjtë të bëjnë kërkim dhe të bashkëprodhojnë zgjidhje për digjitalizmin dhe arsimin në fusha që janë në të njëjtën kohë prioritete kombëtare e rajonale duke u bërë kështu pjesëmarrës aktiv në vendimmarje. Janë përzgjedhur 8 të rinj dhe të reja nga Shqipëria dhe Serbia përmes një thirrje të hapur të cilët do të jenë pjesë e programit të shkëmbimit, lëvizshmërisë, zhvillimit të kapaciteteve dhe mentorimit.

Gjatë ditës së sotme eventi lançues pati të ftuar nga të dy palët bashkëfinancuese Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri dhe Serbi si edhe të ftuar të tjerë nga organizata rajonale me zyra në Shqipëri si Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RY) dhe  Fondi i Ballkanit Perëndimor (ËBF).

“Thuhet shpesh se të rinjtë përfaqësojnë të ardhmen: por janë mundësitë që u jepen sot ato që do të përcaktojnë llojin e së ardhmes që do të jetë nesër. Është e rëndësishme jo vetëm të krijohen hapësira për të rinjtë, por të ndihmohen të rinjtë të krijojnë hapësirat e tyre, të krijojnë mundësi për të ndikuar në vendimmarrje dhe për akses të barabartë në mundësi. Programit Rajonal të Lëvizshmërisë për Lidershipin Rinor (RYL-MP) realizon pikërisht këtë” – u shpreh Andi Dobrushi, Koordinator Rajonal për Fondacionin Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor dhe Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. “Rekomandimi ynë i fortë mbetet që qeveritë të vazhdojnë investimet e tyre në bashkëpunimin rajonal në fushën e rinisë që në kontekstin e sotëm ka më shumë rëndësi se kurrë” – përfundoi ai.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të fuqizuar të rinjtë dhe këtë program synojmë ta zgjerojmë edhe me vendet e tjera të rajonit. Të rinjtë kanë nevojë për akses dhe rrjetëzim për të qenë aktiv në vendimmarrje dhe bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm për thyerjen e paragjykimeve” – u shpreh  Miodrag Milosavljević, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Serbinë.

Për të mësuar nga projketet dhe iniciativat e tjera dhe për të përforcuar bashkëpunimin me aktorët lokalë dhe rajonalë, SCiDEV mirëpriti përfaqësues nga Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RY) dhe  Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF). Ines Bulajić (Koordinatore e Projektit ROUTE WB6) nënvizoi impaktin e punës me të rinjtë në programin e shkëmbimit rajonal për vullnetarizëm dhe sesi shkëmbimet e të rinjve ndihmojnë në kapërcimin e ndasive dhe drejt përforcimit të bashkëpunimit rajonal.

Dafina Beqiri (Menaxhere e Lartë Programi, ËBF) nënvizoi rëndësinë që ka përshtatja e programeve me nevojat dhe kërkesat e të rinjve.  “Ne duhet t’i frymëzojmë të rinjtë të veprojnë dhe t’i lehtësojmë procesin”, përfundoi ajo. 

Ivana Cenerić, (Qendra për Politikat Arsimore) prezantoi në detaje programin dhe e vuri theksin tek zhvillimi i kapaciteteve të të rinjve për hulumtim dhe aktivizim bazuar tek të dhënat.

Të gjithë kandidatët e përzgjedhur (A. Lazarević, D. Abedinaj, E. Shehu, L. Kolarski, M. Gjoka, M. Vuković, Xh. Mirashi Xh. Ndoka) bënë një prezantim të shkurtër rreth formimit të tyre dhe temës që do të trajtojnë gjatë punës së tyre kërkimore. Tematikat e hulumtimit që kandidatët e përzgjedhur  do të kryejnë variojnë nga natyra dhe janë me rëndësi të veçantë lidhur edhe me aktualitetin në të dy vendet ku variojnë që nga: Prespektiva e dy vendeve lidhur me proceset politike aktuale si Open Balkan dhe qasja e tyre me rininë; Aktivizmin si edhe edukimin; Qasja e të rinjve që mësojnë gjuhët e dy vendeve në kuadër të bashkëpunimit dhe forcimit të dialogut ndërkulturor mes dy vendeve; Problemet sociale të të rinjve me fokus kryesor dhunën në institucuionet shkollore; Qasja e të rinjve ndaj trashëgimisë kulturore si pjesë e memories kolektive; Përfaqësimi rinor në politikë në zgjedhjet lokale dhe vendore.

“Programi ka një tipar të veçantë, atë të aktivizmit rinor të bazuar tek evidencat ose advokimin e drejtuar nga të dhënat, të cilat janë shtyllat kryesore të punës së SCiDEV dhe se si të rinjtë mund të fuqizohen për të kryer kërkime dhe për të përdorur të dhënat për aktivizëm, advokim dhe pjesëmarrje”, – u shpreh Blerjana Bino, Drejtore Ekzekutiv e SCiDEV. “Qëllimi ynë final është që të rinjtë serbë dhe shqiptarë të bashkëveprojnë në vazhdimësi për të ndikuar politikat kombëtare dhe rajonale” – përmbylli ajo.

Next Post
Intelegjenca amerikane e shqetësuar: Ja brenda sa ditësh Kievi mund të pushtohet nga rusët

Intelegjenca amerikane e shqetësuar: Ja brenda sa ditësh Kievi mund të pushtohet nga rusët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

November 12, 2026
Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

November 12, 2026
Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

November 12, 2026
Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In