• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lançohet “Laboratori i Inovacionit 2.0”, nismë që synon mbështetjen me fonde të sipërmarrjeve rinore

by A R
05/12/2016 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sot u lançua “Laboratori i Inovacionit 2.0”, një nismë që synon mbështetjen me fonde dhe ekspertizë të ideve dhe sipërmarrjes rinore në mbarë vendin. “Laboratori Inovacionit 2.0” është një iniciativë e ndërrmarrë nga CATI Foundation, Fondacion i themeluar nga politikania, filantropia dhe gruaja në biznes, Keti Bazhdari. Kjo nismë e CATI Foundation nuk është e para, dhe vjen nga një histori suksesi dyvjeçare, shënuar me “Laboratorin e Inovacionit 1.0”, nga ku morën jetë sot e kësaj dite 5 biznese rinore të sukseshme në qytetin e Shkodrës. Këto biznese ishin pjesë e panairit të organizuar nga “Beyond Barriers” për të ndarë eksperiencën e tyre me të gjithë të pranishmit.

Tani në këtë fazë të dytë ” Laboratori i Inovacionit 2.0″ do shtrihet në gjithë Shqipërinë.

Kjo nismë është mbështetur nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Arsimit duke mundësuar një aksesueshmëri më e lartë të “Laboratorit Inovacioni 2.0” nga ana e të rinjve.

Në fjalën e saj, ku bëri të njohur këtë nismë, politikania dhe filantropia Keti Bazhdari, ka shpjeguar arsyet përse “Laboratori i Inovacionit 2.0” u vendos si iniciativë strategjike per “CATI Foundation”.

“Shqipëria ka shumë sfida, por mund të themi që ekziston një traditë për të gjetur zgjidhje nëpërmjet inovacionit dhe bashkëpunimit rajonal. Këtë traditë ne duhet ta kthejmë në moton tonë. Mobiliteti rinor dhe një ekosistem fleksibël i sipërmarrjes rinore, janë vlera të rëndësishme për ekonominë në përgjithësi e atë shqiptare në veçanti, pasi ndezin potenciale thuajse të pashfrytëzuara të ekonomisë sonë dhe na krijojne mundësinë, që në një të ardhme të shpejtë, të jemi konkurrues në tregjet rajonale dhe ato evropiane. Nëse në një të nesërme të afërt duam të flasim për një Shqipëri pa barriera, duhet të fillojmë që sot të mendojmë përtej barrierave. Kjo eshte dhe arsyeja kryesore pse “Laboratori i Inovacionit 2.0” u vendos si iniciativë strategjike per “CATI Foundation”, në mbështetje të aksionit rinor shqiptar drejt një ekonomie të bazuar në dije dhe sipërmarrje“, u shpreh Bazhdari.

Mbështetje ndaj sipërmarrjeve dhe ideve në bizneset e të rinjve, ka dhënë gjthashtu Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimve AIDA. I pranishëm në panairin ku u lançua “”Laboratori i Inovacionit 2.0”, drejtori i AIDA-s Genti Beqiri inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë e nismave të tilla, ndërkohë që Zv. Kryetare e Bashkisë Brunilda Paskali, theksoi veçanërisht mbështetjen për bizneset e inicuara nga femrat.

“Laboratori i Inovacionit 2.0” do të vijë si një konkurs idesh, në të cilin mund të përballen të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe ku më të mirët, do të kenë mundësi reale për të parë të konkretizuar planin e tyre të sipërmarrjes, falë një suporti ekspertize dhe mbështetjeje financiare.
E ardhur vetë nga fusha e biznesit, të cilin gjithashtu e ka nisur në një moshë shumë të re, Keti Bazhdari ka qenë e qartë në objektivat e vendosura dhe synimet ku dëshiron të mbërrijë:
“Objektiv kryesor, përveç mbështetjes direkte financiare të ideve dhe sipërmarrjes rinore, nga ana jonë, është të orientojmë dhe sa më shume iniciativa mbështetëse për startup-et e të rinjve, në një mjedis të përbashkët social e juridik, si dhe të projektojmë rritje e zhvillim të qëndrueshëm ekonomik duke sendërtuar modele të shëndetshme dhe të suksesshme të sipërmarrjes e konkurrencës së lirë, larg modeleve famëkeqe të korrupsionit dhe përfitmit të paligjshem, që prodhoi tranzicioni shqiptar. Ky model sipërmarrje që ka në qendër novacionin dhe transparencën, është i vetëmjaftueshëm të sfidojë, në një treg me rregulla të qarta loje, çdo model të devijuar të tranzicionit“.

Në fazën e tij të dytë, projekti do të udhëtojë në disa nga qytetet kryesore të vendit, ku të rinjtë do të kenë mundësinë të njohin detajet për aplikimin online dhe procedurat e prezantimit të ideve konkrete mbi sipërmarrjet. Në mënyrë që mesazhi të përhapet në të gjithë vendin “CATI Foundation” bashkëpunon me organizatën ombrellë “Kongresi Rinor Shqiptar”, që ka shprehur gatishmërinë për të vënë në dispozicion të “Laboratorit të Inovacionit 2.0” një pjesë të mirë të rrjetit të organizatave që ajo mbulon në Shqipëri.

Në përfundim të fjalës së saj, znj. Bazhdari ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së sipërmarrjes rinore, për disa arsye:

“Unë u bëj thirrje që të bashkohemi të gjithë dhe të mbështesim fort sipërmarrjen rinore, pasi është një nga format më të rëndësishme për të mos thënë më e rëndësishmja, për të shënuar;
-vende të reja pune me shifra konkrete për të rinjtë;
-rritje të standartit të përgjithshëm të jetesës
-si dhe shenjën e barazimit mes rritjes së mirëqenies ekonomisë personale dhe rritjes e civilizimit të shoqërisë.
Kjo është Shqipëria pozitive që ne duam
“!

Next Post
Historia e shqiptares… Nga shtëpiake me tre fëmijë në ushtare të ISIS

Historia e shqiptares... Nga shtëpiake me tre fëmijë në ushtare të ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

December 25, 2025
“Gjysma e Shqipërisë jashtë vendit, ekonomia nën presion”

“Gjysma e Shqipërisë jashtë vendit, ekonomia nën presion”

December 25, 2025
Studentja nga Kosova flet për abuzimin në programin mësimor në SHBA: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në..

Studentja nga Kosova flet për abuzimin në programin mësimor në SHBA: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në..

December 25, 2025
VIDEO/ Uji merr përpara gjithçka dhe shkakton panik, përmbytje katastrofike në Greqi! Thellësia arrin…

VIDEO/ Uji merr përpara gjithçka dhe shkakton panik, përmbytje katastrofike në Greqi! Thellësia arrin…

December 25, 2025
VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

December 25, 2025
Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

December 25, 2025
Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

December 25, 2025
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

“Sa herë vjen Berisha, PD humbet thellë, shajnë Lulin..”/Analisti: Skenari më i keq, Salianji do i bashkohet tradhtarëve

December 25, 2025
Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

“Veliajt iu shkelën të drejtat”, raporti i Avokatit të Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

December 25, 2025
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Makinat, ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Ja sa do të vlerësohen mjetet që hyjnë në Shqipëri

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com