• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lanabregas/ Vaksinohen 150 fëmijë të komunitetit rom, Manastirliu: Program kombëtar për kujdesin shëndetësor!

by Java News
23/01/2018 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka nisur një program kombëtar për ofrimin e kujdesit shëndetësor parësor në komunitet, duke filluar me procesin e vaksinimit për kategoritë vulnerabël, pranë vendbanimeve të tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu ishte sot pranë 60 familjeve të komunitetit rom, të vendosur në banesat sociale në zonën e Lanabregasit, ku filloi programi i vaksinimit për 150 fëmijë të këtij komuniteti.

“Nisim sot, me fëmijët e komunitetit rom këtu në Lanabregas një program konkret të shërbimit shëndetësor në territor, për të ofruar shërbimin shëndetësor aty ku janë nevojat, kryesisht për grupet vulnerabël. Fillojmë me programin e vaksinimit, sipas kalendarit të vaksinave të detyrueshme, sepse për ne fëmijët janë të parët. Ky është një program që do të shtrihet kudo ku ka komunitete në nevojë, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë“, tha Ministrja Manastirliu.

 

Në këtë komunitet, në periferi të Tiranës u vaksinuan sot 25 fëmijë që nuk ishin vaksinuar asnjëherë më parë si dhe rreth 130 fëmijë që ishin pjesërisht të vaksinuar.

Ndërsa mjekët e Qendrës Shëndetësore të Shkozës kryen vizita për fëmijët që paraqisnin probleme shëndetësore me gripin stinor si dhe hapën kartela shëndetësore për fëmijët, të cilët më pas do të ndiqen nga qendra shëndetësore e kësaj zone.

“Kjo është një nismë që nuk do të ndalet këtu, e kemi shpallur është viti i fëmijëve dhe çdo ditë do të bëjmë një punë, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve”, tha Ministrja Manastirliu.
Sipas të dhënave në nivel kombëtar, Shqipëria ka një nivel shumë të lartë vaksinimi për 11 vaksinat e detyrueshme të kalendarit të vaksinimit, por kjo nismë e MShMS synon të zgjerojë mbulesën vaksinale, duke sjellë shërbimin sa më afër komunitetit.

Next Post
Largohen eksponentët e LSI nga drejtoritë në Elbasan, ja kush emërohet te Posta dhe DSHP

ELBASAN/ Aleatët 'lejnë në baltë" PD, nuk i shkojnë në takimin për protestën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

August 28, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kina, fituesja e madhe e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë

August 28, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Rama mbledh sot ministrat dhe drejtuesit politikë, në fokus “Besa” dhe bashkëqeverisja

August 28, 2026
Shefi i CIA-s në Moskë, pse skenari më i keq mund të ndodhë shumë më shpejt

Shefi i CIA-s në Moskë, pse skenari më i keq mund të ndodhë shumë më shpejt

August 28, 2026
Bien çmimet e naftës, aksionet rriten

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon, çmimi rreth 30% mbi mesataren

August 28, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

August 28, 2026
Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com