Kalimi i Armando Sadikut në një tjetër skuadër është çështje ditësh dhe për këtë janë të ndërgjegjshëm te Zyrihu, pasi i është dhënë leje futbollistit që të vazhdojë negociatat derisa të firmosë për klubin e ri.
Sipas mediave zvicerane, pritet që Sadiku të mbyllë gjithçka shumë shpejt me klubin e tij të ri, pasi te Zyrihu kanë bërë programin për fazën përgatitore me bindjen se sulmuesi shqiptar nuk do të zhvillojë më asnjë stërvitje me ish-skuadrën derisa të sistemohet..
Sadiku ka qëndruar të stërvitet i vetëm në kompleksin e klubit në Shvamendingen, në pritje të transferimit të tij, që me sa duket nuk do të vonojë./b.d