• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lamtumirë “Xha Sulo” !

by
17/08/2015 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
U nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, Artisti i Popullit, Albert Verria, aktor i madh  që la pas 110 role, shumica e të cilave falë interpetimit të tij, janë sot pjesë e kujtesës kombëtare. Për shumë njerëz, Albert Verria njihet si aktori vlonjat. Por pak e dinë se Vlora nuk është qyteti i lindjes, por qyteti ku nisi rrugën si aktor.
Lindi në Fier më 3 shtator 1936, në familjen e madhe tregtare Verria, një ndër 5 të parat që zbritën në Fier nga Voskopoja në vitin 1796 me djegien e parë të qytetit mesjetar me emër për kulturën shqiptare, të cilat shënuan nisjen e vizionomisë te qytetit Fierit, aso kohe fshat. Në Fier bëri shkollën fillore dhe të mesme dhe rrugës së artit i hyri që në vogëli, kur fëmijë, shkonte në Apolloni. Atje gërmonte me  durim të jashtëzakonshëm profesor Hasan Ceka, që i mblidhte dy- tre fëmijë të vegjël dhe u tregonte për amfiteatrin dhe dramaturgjinë antike. Rolin e parë si fëmijë, ishte nga pjesa “Minçurini i vogël”, ku lozi personazhin e një djali të vogël me emrin Shulkë, të apasionuar pas botanistit të famshëm rus.Pasi mbaroi studimet e mesme për zoteknikë, Albert Verria punoi si zooteknik për dy vjet në Kukës e më pas, u rikthye në Fier si pedagog në shkollën e kuadrove bujqësore, ku mjaft pedagogë të shkolluar jashtë vendit, me kulturë të mirë artistike, flisnin për operan, baletin, teatrin, c’ka ndikoi tek ai për të mbajtur gjallë dëshirën e fshehur për artin. Në 1959 kur u hap për herë të parë në Tiranë shkolla për aktorë, “Aleksandër Moisiu”, Albert Verria ishte me punë në Berat, ku regjizori me emër, Viktor Stratobërdha, që nga drejtor i kinemasë, ishte dërguar me internim aty, e nxiti të ngjiste skenën, e ndihmoi në përgatitjen e monologjeve dhe pantonimave të ndryshme.
Konkurroi dhe fitoi studimet në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963) me grupin e parë të saj. U emërua aktor në Teatrin e Vlorës,  duke shënuar drejtimin përfundimtar të karrierës së Albert Verrisë drejt teatrit dhe kinemasë.
Që nga viti 1979, Albert Verria mban titullin “Artist i Popullit”.Asnjëherë nuk e ndau dashurinë mes kinemasë dhe teatrit: “Teatri të jep kënaqësi se je në kontakt me spektatorin. Ndien buzëqeshjen e tyre, frymëmarrjen, emocioni është i drejtpërdrejtë. Ndërsa kinematografia të jep popullaritet. Filmi transmetohet dhe ritransmetohet disa here”, kujtonte Albert Verria.Nga viti 1963 dhe deri në 1991, kur doli në pension, Artisti i Popullit Albert Verria ka luajtur në 110 role të ndryshme në teatër, variete, seriale të ndryshme televizive dhe në kinematografi, pa lënë mënjanë edhe rolin si regjizor në disa shfaqje të ndryshme. Rolet e Vehipit tek “Familja e peshkatarit” në 1963, të fajdexhiut tek drama “Rrenjët” e Kujtim Spahivoglit në 1969, Halil Shkoza tek “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit, etj, janë nisjet e para të roleve, që përvijuan Albert Verrinë si aktor i përmasave të mëdha, që shumë shpejt u pranua dhe u afirmua nga publiku.Ishte vetëm 32 vjec në vitin 1972 kur interpretoi rolin e kapedanit Sulo tek filmi “Kapedani”, që e vendosi në rreshtin e parë të artistëve të mëdhenj shqiptarë. Me rolet e tjerë si “Hiluku” tek Operacion Zjarri” [1973], “Soll Lili” tek  “Agimet e stinës së madhe”, Kaporal Pelegrini tek “Në fillim të verës” -1975, Nuri Beu tek “Koncert në vitin 1936”-1978, Kopi tek filmi “Rrethimi I vogël”-196, etj, janë të tjerë role, që e bëjnë të njohur në mbarë trevat shqipfolëse artistin e Popullit Albert Verria.Numurohen mbi 20 filma ku ai luajti role, që sot mbahen mënd, qoftë dhe për një batutë të vetme, sepse Albert Verria dinte t’i futej në lëkurë cdo roli për ta bërë madhëeshtor dhe të paharrueshëm nga shikuesit.
Për artistin e madh, Albert Verria pensioni nuk ishte asgjë, sepse moshën e kishte sfiduar me gjallërinë dhe pasionet, aq të shumta dhe jo vetëm për artin skenik. Gjithë filozofinë e jetës, fenomentët e saj, shfaqjet e sjelljeve, prej të cilave gjenden burimet e të mirës dhe të keqes, Albert Verria ju dha jetë në disa libra filozofikë dhe gati mitikë. Në vitet e fundit ja doli të botojë dhe promovojë disa libra si “Rrëfim paradoksal”, “Deshifrimi”, “Misteri” dhe “Deri kur”, ndërsa i mbetën, për mungesë financimi, ende të pabotuar librat e tjerë si “Homosapiens dhe i padukshmi”, “Universi, koha, materia”, “Fundi i pashmangshëm”.Para pak vitesh, hapi ekspozitën me 62 fotografi të roleve, personazhet e interpretuar prej këtij mjeshtri të madh të aktrimit.
Të gjitha personazhet i mblodhi në një biografi artistike, fiksuar në celuloid si një rrugëtim fotofilm me rolet. Në 62 fotografi me përmasa të mëdha kalojnë rolet e paharruar të “Xha Sulos” te filmi “Kapedani”, Soll Lili tek “Agimet e stinës së madhe”, Hiluku” tek “Operacioni zjarri”, etj, etj. “Arsyeja kryesore që më shtyu të hap këtë fotoekspozitë, nuk është vetëm që të ekspozoja krijimtarinë time, por nëpërmjet këtyre fotove t’u kujtoj artëdashësve shqiptarë, kudo ku janë, filmat ku kemi luajtur dhe vazhdojmë të luajmë sot e kësaj dite”, shprehej në përurimin e parë të ekspozitës tek Galeria “Zenit” në Tiranë vite më parë Albert Verria. E hapi ekspozitën si një homazh artistëve të mëdhenj të skenës dhe artit shqiptar, që nuk jetojnë më, si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Naim Frashëri, Kujtim Spahivogli, Violeta Manushi, etj, me të cilët luajti në filma të ndryshëm.Jetoi një jetë plot dashuri për artin, ku asnjë rrethanë e fatit nuk ia ndryshoi drejtimin e “shkruar” të tij: të bëhej një aktor i madh i teatrit dhe kinemasë shqiptare.
Filmat ku ka luajtur Verria: 
Historiani dhe kameleonët (1988),
Trapi i Vjetër (2005), komedi

Misioni përtej detit – (1988)

Në emër të lirisë – (1987)

Rrethimi i vogël – (1986), shoku Kopi

Melodi e pandërprerë – (1985) bariu

Ditë të qytetit tim – (1982) (TV)

Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili

Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi

Përtej mureve të gurta – (1979), babai i Asimes

Koncert në vitin 1936 – (1978), Nuri Beu

Nga mesi i errësirës – (1978) , Ibishi

I treti – (1978), Saliu

Thirrja – (1976), Lec Kabashi

Në fillim të verës – (1975) , Kaporal Pelegrini

Shtigje të luftës – (1974), Jani Ferra

Shpërthimi – (1974) xha Kasemi

Brazdat – (1973), babai Ademit

Operacioni zjarri – (1973), Hiluku

Kapedani – (1972), xha Sulo

Kur zbardhi një ditë – (1971), Bakalli

I teti në bronz – (1970), Alo

Përse bie kjo daulle – (1969), i dehuri/shqiptarja.com

Next Post

Horoskopi 18 Gusht 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In