• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamtumirë Muhamet Liko/ Në teatrin “Petro Marko” homazhe për parodistin e Vlorës!

by Java News
04/06/2019 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përcillet për në banesën e fundit Muhamet Liko, humoristi vlonjat që ndërroi jetë pak ditë më parë në Itali në moshën 64-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Mesditën e sotme në teatrin “Petro Marko” po zhvillohen homazhet ku miq, të afërm, familjarë, por edhe shumë personalitete mes tyre artistë po i japin lamtumirën e fundit parodistit të njohur.

Agron Llakaj u shpreh se në memorien e shqiptarëve do të mbetet përgjithmonë ajo që Muhamet Liko ka lënë mbrapa. “Vërtetë largohet Meti, por nuk largohet gjithçka që ai ka lënë mbrapa, për mua ata janë katër musketjerët dhe kështu do të mbeten në memorien e shqiptarëve dhe të humorit shqiptar” tha ai.

“Dhimbje e madhe. Meti do të mbesë në zemrat tona” tha aktori i njohur shkodran Zef Deda.

Ndërsa Mirush Kabashi u shpreh se “Meti kishte vlerë të jashtëzakonshme, na kanë dhënë kënaqësi të madhe. Kam bindjen që edhe këta të dy që kanë mbetur do ta vazhdojnë këtë traditë. Ata të katërt qëndruan me miqësi jo vetëm artistike, por edhe familje duke dhënë shembullin e qytetarisë, janë të rrallë“.

Muhamet Liko vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Pas kontrollit shëndetësor ai pësoi një atak kardiak që i mori jetën. Liko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41- vjecar në skenë.

Ai mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi ishte vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”.

Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij. Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skenën e teatrit ‘Petro Marko”.

Liko duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.

g.kosovari

Next Post
Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar/ Një ‘rrugëtim’ i jetës së Ismail Qemalit drejt Kosovës

Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar/ Një 'rrugëtim' i jetës së Ismail Qemalit drejt Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In