• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lamtumirë Mjeshtër i Madh”… Futbolli shqiptar, mesazhe për Miço Papadhopullin

by A R
16/10/2019 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futbolli shqiptar humbi sot një ndër personalitet më të spikatura të 50 viteve të fundit.

Në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta, një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli, ish-futbollist i Partizanit, trajner dhe pedagog.

Miço Papadhopulli nga viti 1997-2002 ka qenë Presidenti i FSHF dhe prej vitit 2002 President Nderi i FSHF. Si një nga futbollistët më të mirë të viteve 1950-1960, “Daja” siç e njohin të gjithë fitoi plot 6 tituj kampion me skuadrën e Partizanit mbi të gjitha deri në ditën e fundit ai gëzoi respektin e të gjithë komunitetit dhe qytetarëve që e njihnin, si një njeri të qeshur dhe shumë human.

Miço Papadhopulli gjithë jetën ia kushtoi futbollit dhe i dha aq shumë sportit shqiptar, në të gjithë aspektet, deri në ditën e fundit, me plot pasion dhe përkushtim, sa gjitha vepra e tij do të mbetet për shumë kohë një thesar i çmuar për brezat.

Homazhet në nder të Presidentit të Nderit të FSHF, do të zhvillohen tek Muzeu Kombëtar, ditën e sotme nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Mesazhi i klubit “Partizani”

Me hidhërim të thellë Klubi i Futbollit Partizani njofton sot, ndarjen nga jeta në moshën 86-vjeçare të një prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli. Ish-futbollist i Partizanit, trajner dhe pedagog në Institutin e Fiskulturës, me titullin Prof. Doktor, një nga figurat më të spikatura në futbollin dhe sportin shqiptar.

Miço Papadhopulli ka lënë shenjë në drejtimin e futbollit në Shqipëri, nga viti 1997-2002, duke qenë President i Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe prej vitit 2002 President Nderi i këtij Institucioni. Si një nga futbollistët më të mirë të viteve 1950-1960, “Daja” siç e njohin të gjithë fitoi plot 6 tituj kampion të Shqipërisë me Partizanin, në vitet 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964.

Me të kuqtë ai nuk do të mjaftohej vetëm me titujt, pasi në fushë ishte një lider që shtynte ekipin drejt sukseseve. Përgjatë kësaj periudhe, Miço Papadhopulli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në klubin e Partizanit. Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe Papadhopulli fitoj medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombëtar të Laipcig të Gjermanisë(1958) dhe në Hanoi të Vietnamit(1963).

“Mjeshtri i madh”, “Mjeshtëri i Merituar”, Miço Papadhopulli i fitoi të gjitha në jetën e tij profesionale, por mbi të gjitha respektin e të gjithë komunitetit dhe qytetarëve që e njihnin, si një njeri të qeshur dhe shumë human.

Në këtë moment të vështirë për të gjithë, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, Klubi i Futbollit Partizani i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Homazhet në nder të Miço Papadhopullit, do të zhvillohen ditën e sotme në ambientet e Muzeut Kombëtar, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

U PREHSH NË PAQE LEGJENDA E KUQE MIÇO PAPADHOPULLI!

Mesazhi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:

“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Miço Papadhopulli, President Nderi i FSHF, një ish-mbrojtës i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta.”

‘Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”.

Mesazhi i klubit Tirana

“Sot në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Partizanit, trajneri, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidenti i nderit prej vitit 2002, profesor doktor Miço Papadhopuli. Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllime dhe i gjëndet pranë familjes e të afërmve duke vlerësuar kontributin shumë të madh të Miço Papadhopulit në Sport por edhe në jetën shoqërore. I paharruar kujtimi i tij.”

Next Post
Sherr në Maliq, tre kushërinjtë bëjnë për spital 27-vjeçarin

Plas sherri në Tropojë, dhunohet zyrtari i Kadastrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In