• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamtumirë Meri Lalaj! Shuhet shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur

by A R
10/06/2022 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është ndarë nga jeta shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur Meri Lalaj.

Lalaj u nda nga jeta pas problemeve të shkaktuara nga koronavirusi. Si duket virusi i kishte shkaktuar shkrimtares dëme të mëdha në ezofag, të cilat mund të gjejnë kurim vetëm jashtë shtetit.

Mikesha e saj, shkrimtarja autorja Miranda Haxhia bëri dhe një apel për ndihmë dhe sensibilizim përmes një letre:

“E dashur Meri Lalaj, kjo letër duhet të ishte për cilindo që ka në dore një mundësi; për një kryetare Parlamenti, për një ministre Shëndetësie, apo Kulture, për një kryetar shteti…. Për një biznesmen… por pak gjasa ka të lexohej nga dikush prej tyre, aq me pak gjasa ka të çajnë zemrën e shpirtin e të të gjenden. Kur erdha në spital, të gjeta me tuba e serume. U zbeha e u trondita, por ti me dhe kuraje, me fole me entuziazëm… për librin e ri qe prisje të dilte nga shtypi. ‘Shiko, Miranda, a të pëlqen si ka dalë ballina?’ Dhe unë me vete:’ Meriii, mendjen të librat ti?! Shiko shëndetin!’ Të pata zili, për Zotin!

Ti je shumë e sëmurë, kemi komunikuar bashkë, edhe unë e hallakatur për mamane time qe ka zënë shtratin. Aty aty jeni me një moshe, por një ditë jete më tepër është një thesar për ty, për mamanë time. Mgjt, mua mendja me rri të ty. Sepse mamaja ime është e imja, ka njerëz rreth e rrotull, e pavarësisht jetës së saj, e që për mua është Perëndi, mendoj se për ty, Meri Lalaj, duhet të lëvizë dikush e të bëjë ç’ka ka në dore.

Ti je personazh në librin tim ‘Vaji i gurit’, për vuajtjet dhe mundimet e një ëndrre të shkatërruar; ti je e njohur në të gjitha familjet e personazheve të librit ‘Instituti femëror Nëna Mbretëreshë’. Sepse i ke intervistuar, je ulur e ke biseduar me dëshmitarë të gjallë e ke mbledhur dëshmi për jo të gjallët. Ia ke dalë vetëm deri këtu. Gjysma jote, vajza, është larg. Këto janë fatet.

Nëse mamaja ime ikën një ditë, do me digjet xhani, por flamurët do t’i ul unë në zemrën time gjysmë shtize; por ti nuk dua të ikësh. Dhe as flamurët nuk i mendoj dot. Sepse je një mikeshe, je një zonje, je një thesar kujtimesh, kulture. Je një grua zonje që ashtu me mundim e rropatje ia ke dalë mbanë të kesh emrin tënd mbi ballina librash të mirë. Dhe ke merituar vendin në bibliografitë e së ardhmes.

Sa shumë njerëz mund të ndihmonin të zgjidhej ky halli i shëndetit tënd- një problem teknik që ndoshta bota e përparuar nuk e mendon të pazgjidhshëm, e aq me pak të hezitojnë se je 80 vjeç e boll jetove; ndoshta të ndihmojnë gazetarët, të cilëve u ke mbushur kronikat me lajmet e intervistat; ndoshta të ndihmojnë ata dhjetëra miq e mikesha qe kane bujtur në shtëpizën tende të vogël, por sa të madhe; ndoshta të ndihmojnë edhe të tjerë, qe nuk të njohin e do të duan të jesh edhe ca vite që të kenë një mundësi me shume. Të bisedojnë me ty, të lexojnë prej teje.

Ka edhe milionere që kane zemër të madhe, besomë. Çfarë i kushton një vendi një organizim e operacion në një vend të fuqishëm? Çfarë i kushton ministrisë se Shëndetësisë një firme mbi një mundësi jete për ty? Ministria e Kulturës mund të ndihmojë, sikur do të te botonte një libër. Sepse kam një parandiejnë qe po ta dine si vërtitesh në fillin e holle mes jetës e vdekjes, do duan të jenë një çast ‘Zeus’.

E që për ty ka shume vlerë, mikja ime. Pasi flas me ty, më mbysin lotët. Kthehem e përqafoj mamanë time që ka zgjedhur të sëmurët njëlloj në kohe me ty. Por unë nuk kam asgjë në dore. Mund të shkruaj e të krijoj avion e salle operacioni e shifra faturash, sa të dua, por zeja ime është shkrimtarja, aty ku edhe ëndrrat janë të bukura. Veç kolla jote, oksigjeni yt, frymëmarrja jote, nuk janë as ëndërr, as shkrimtari. Janë ankth e pafuqi. Dhe sot në telefon nuk e kishe atë optimizmin e asaj dite në spital. Flisje nga një shtrat azili. Jam pa fjalë. Një grua si ti nuk duhet të ike në këtë mënyrë, në një cep azili, si të jesh në një stacion pa tabele, ku nuk mbërrin kurrë asnjë autobus. Ah, sikur të me lexonte ndonjë i shkarë e i pasur! Po unë edhe miqtë, o Meri e dashur, i kam si vetja. As të shkarë e as të pasur.”

/a.r

Next Post
VOA: Familjet shqiptare shpenzuan më shumë se të gjithë në Europë për shëndetin gjatë Covid-19!

Shqipëria në 24 orët e fundit: 55 infektime të reja dhe asnjë humbje jete nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In