• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamtumirë Kristaq Traja, gjyqtari që sfidoi të zakonshmen!

by A R
30/09/2021 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eni Kalo

Po shpresoja që të ishte thjesht një shaka e hidhur. Realiteti qenka ndryshe. Trishtim. Më kujtohet ajo ditë shtatori e vitit 2003 kur zbrita nga treni në Gare de Strasbourg, mes emocionesh dhe grimcash kaotike ankthi për jetën e re që më priste me fillimin e studimeve për drejtësi në Universitetin Robert Schumann. Atëherë nuk e dija ende se në gjithë këtë vorbull ndjesish dhe përjetimesh nuk do të isha vetëm. Nuk e dija ende se ti, së bashku me Valin e dashur, do të ktheheshit për mua në pikë referimi, në familjen time të dytë, në një mbështetje të pakushtëzuar, në një shkëmb, në një strehë.

Vitet e para në Strasburg kanë qënë ndoshta më të bukurit e jetës sime. Do të doja të të kujtoja gjithmonë mes bisedave të pafundme, ku ushqeje dhjetëra njerëz me dashurinë tënde për artin, letërsinë, verën e mirë, gjuhën ruse dhe adhurimin për jetën. Do të doja të ta përsërisja se sa e mrekulluar isha nga përkthimi i kulluar i poezive të Aleksandër Bllokut, që ende më trazojnë edhe pas gati 15 vitesh, se sa ëmbël tingëllonin këngët e albumit “Rechnoy tramvaychik” të Alla Pugaçova, se si shijonin gatimet e shkëlqyera të Valit, që kishte aftësinë të shndërronte në festë edhe drekën më të zakonshme, dhe se si ato orët e gjata të kaluara pranë jush mua më ngjanin si sekonda që lutesha të mos u vinte kurrë fundi. Më kujtohet kur me drojë të dërgova me email përmbledhjen e gjithë poezive të mia të shkruara në frengjisht, dhe cfare lumturie më pushtoi kur më the se kisha nxjerrë në dritë një kryevepër, ndërsa i riktheheshe disa herë vargjeve që të kishin prekur në mënyrë të veçantë.

Kujtoj takimin tonë të fundit të rastësishëm në Tiranën e zhurmshme, ku të kërkova një kopje të “Timon of Athens” që sapo e kishe përkthyer mjeshtërisht në shqipen tënde të kristaltë, dhe se si brenda pak minutave ai libër u gjend aq lehtësisht në dorën time, me një dedikim që do të mbetët tashmë edhe më i vyer për mua. Kështu të kujtoj.

Të gjithë ata që të njohën e të vlerësuan e dinë se sa i ke dhënë këtij vendi, profesionist i shkëlqyer i ligjit, konstitucionalist i paçmueshëm, gjyqtar kalibri, i bekuar me një inteligjencë e mënçuri që sfidonte të zakonshmen. Unë kam pasur fatin të njoh dhe dimensionin tënd human e shpirtin tënd fisnik, ndaj më trishton edhe më shumë kjo humbje. Do të doja të ta thoja se ke qenë dhe do të mbetesh për mua frymëzim, mësues, mentor dhe deri në fund të ditëve të mia do të të jem mirënjohëse për gjithë ç’ke bërë për mua ndoshta edhe pa e ditur.

Lamtumirë Kristaq Traja! До скорого!

Kristaq Traja
Next Post
“Quhet Albi”/ Rama publikon foton e fëmijës së parë afgan të lindur në Shqipëri: Mesazh i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira

“Quhet Albi”/ Rama publikon foton e fëmijës së parë afgan të lindur në Shqipëri: Mesazh i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In