• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lamtumirë Jordanesku”/ Gazetat rumune kryqëzojnë trajnerin dhe lojtarët

by Java News
20/06/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat rumune e kanë përjetuar keq eliminimin nga Euro 2016 të Rumanisë, e cila humbi ndeshjen e djeshme me Shqipërinë falë golit të Armando Sadikut. Në Rumani mediat kanë qenë të ndara sa i përket pikëpamjes për humbjen. Ato më radikalet kanë gozhduar lojtarët dhe trajnerit, ndërsa më të moderuarat kanë sulmuar Federatën dhe Jordaneskun.

E përditshme “Adevarul” ironizon trajnerin dhe taktikat e tij. “Lamtumirë Jordanesku”, shkruan kjo gazetë. “Rumania bëhet pjesë e historisë së Shqipërisë”, vijon ajo më tej. “Falë Shqipërisë Rumania vjen në shtëpi dhe do të ketë trajner të ri”, shkruan më tej artikulli.

E ashpër ka qenë gazeta sportive “Sporturirol”. “Shqipëria sjell anarki”, kështu është titulli i kësaj gazete. “Shqipëria largon Jordaneskun, venitet legjenda e tij”, vijon ajo më tej.

Ndërsa tabloidi “Click” ka qenë pak më i butë por ironik me kombëtaren rumune. “Jordanesku zyrtarizon pushimet”, shkruan ky tabloid. “Shqipëria ndali rumunët në Lion dhe tashmë do kemi një trajner të ri”, vijon ajo më tej.

Gazeta liberale “Liber Tatea” ka vazhduar me ironi ndaj Jordaneskut. “Shuhet legjenda Jordanesku. Një mbrojtës del hero i ndeshjes dhe tallje masive me trajnerin në internet”, shkruan kjo gazetë.

E ashpër ka qenë “Evenimentul Zilei”: “Turp Kombëtar”. Kështu e ka titulluar artikullin për ndeshjen kjo gazetë. “E turpshme, lojtarët rumunë shtriheshin në tokë në vend që të luanin futboll, dyshime se fjalimet e humbjes i kishin përgatitur para ndeshjes”, vijon ajo më tej./ Panorama/ a.k

ClickGSP-pro

Evzi1

Next Post

(Foto) 2 milionë fotografi në 8 vite, si është të jesh fotograf i Obamës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In