• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamtumirë dhumbje! Vjen metoda për një depilim të butë

by A R
12/03/2016 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Depilimi është mënyra më e përhapur kur bëhet fjalë për largimin e qimeve të padëshiruara nga trupi dhe shumica e femrave e rekomandojnë për shkak se i ka disa përparësi në krahasim me metodat tjera.

Më e mira te depilimi është se qimet largohen nga rrënja dhe lëkura mbetet e butë dhe e lëmuar 2-6 javët e ardhshme, ndërsa ana negative është se ka dhimbje.

Sigurisht se do te pajtoheni që depilimi është sinonim i dhimbjes. Intensiteti i dhimbjes varet se cilën pjesë të trupit e depilojmë, por gjithashtu edhe nga vetë personi. Disa e përshkruajnë dhimbjen si të padurueshme dhe që zgjatë shumë, ndërsa të tjerët si dhimbje momentale të vogël.

Lajmi i mirë është se ekzistojnë disa gjëra që mund t’i bëni për depilim të padhimbshëm dhe t’i largoheni irritimit (skuqjes) së lëkurës.

PARA DEPILIMIT

Asnjëherë mos u depiloni një javë para ciklit menstrual. Në periudhën para ciklit menstrual lëkura është më e ndjeshme, prandaj edhe dhimbja është më e madhe.

Mos konsumoni kafe dhe alkoool disa orë para depilimit. Kafeja dhe alkooli e bëjnë lëkurën më të ndjeshme, prandaj nuk është mirë ta konsumoni disa orë para depilimit, sidomos nëse keni vendosur të bëni depilim Brazilian (depilim në zonen intime)

Merrni një aspirin që ta zvogëloni dhimbjen. Rreth 30-45 minuta para depilimit merrni një aspirin. Ai nuk to ta bëjë depilimin krejtësisht pa dhimbje, por do t’ju ndihmojë që ta përballoni më lehtë.

Sigurohuni që qimet kanë gjatësi të mjaftueshme. Nuk do të mundeni t’i largoni qimet me sukses nëse janë më të shkurta se 5mm. Nga ana tjetër, nëse qimet janë më të gjata se 1.5 cm, dhimbja është më e madhe. Prandaj mundohuni që kur të depiloheni qimet mos të jenë as shumë të shkurta as shumë të gjata, shkruna femina. Shkurtoni me gërshërë nëse janë më të gjata sesa gjatësia normale.

Bëni dush me ujë të nxehtë para depilimit. Uji i nxehtë i hap poret dhe qimet dalin më lehtë. Fshijeni / thajeni trupin mirë para se të filloni me depilimim.

GJATË DEPILIMIT

Mos vini akull. Disa femra me qëllim që ta zvogëlojnë dhimbjen, vendosin akull mbi lëkurë të depiluar. Por aspak nuk preferohet ta bëni atë para se ta vini dyllin (depiluesin), për shkak se akulli i mbyll poret dhe e shtrëngon lëkurën, dhe ashtu qimet dalim me më shumë vështirësi.

Vendosni shtresa të holla të dyllit. Duhet të veni shtresë të holle të dyllit në drejtim të rritjes së qimeve. Nëse vendosni shtresë të trashë dhimbja është më e madhe.

Shfrytëzoni traka më të vogla. Do të harxhoni më shumë kohë, por kjo do t’ju ndihmojë që dhimbja të jetë më e vogël. Shumë femra tregojnë që në përgjithësi depilimi është më i pa dhimbshëm kur përdorin traka të vogla.

Merrni frymë thellë. Dhimbja i detyron femrat që të shtëngohen gjatë depilimit. Por është e rekomanduar e kundërta- lirohuni dhe merrni frymë thellë.

Emitoni kollitje. Në disa pjesë të trupit depilimi është ankth i vërtetë. Që ta zvogëloni dhimbjen , tërhiqjani vëmendjen trurit, derisa e tërhiqni trakën kolluni-me të vërtetë ndihmon.

Pas tërheqjes së trakës, shtypeni vendin. Menjëherë pasi që e keni tërhekur trakën shtypeni vendin me gishtin e madh të shuplakës së dorës. Kjo do t’u ndihmojë që ta zvogëloni dhimbjen.

PAS DEPILIMIT

Vëni akull. Në folie të najllonit veni disa kocka akulli dhe disa minuta freskoni vendet që i keni depiluar. Ajo edhe do ta zvoglojë dhimbjen edhe do ta largojë irritimin (skuqjen) e lëkurës që paraqitet pas depilimit.

Lyeni me vaj nga druri i çajit. Ky vaj në mënyrë natyrale e pastron lëkurën dhe e zvogëlon ndezjen, , e zvogëlon dhimbjen dhe ndihmon në shërimin e plagëve. Por nëse nuk keni vaj nga druri i çajit mund të përdorni edhe losion me aloe vera.

Disa orë mos bëni dush. Posaçërisht mos bëni dush me ujë të nxehtë për shkak se ashtu do ta iritoni lëkurën.

Mos vishni rroba të ngushta. Rrobat e ngushta fërkohen për lëkure dhe e irritojnë. 24 orë pas depilimit përdorni rroba të gjëra dhe të pambukut.

Nëse jeni në pushim mos hyni në ujë ditën e njëjtë. Uji i ndotur i liqenit dhe uji i kripur i detit shkakton skuqje dhe ndezje, gjithashtu mund të shkaktojë edhe paraqitjen e puçrrave.

Mos u rrezitni 24 orë para dhe pas depilimit. Rrezet ultraviolete e bëjnë lëkurën të ndjeshme prandaj është më mirë të rrini nën hije.

Mos përdorni solarium dhe saunë në 2 ditët e ardhshme. Shmanguni nga sauna dhe solariumi së paku 48 orë deri sa të pushojë lëkura mirë pas depilimit.

TEMAT:

  • DEPILIMI
Next Post

Tre të plagososur në Durrës, policia zbardh dinamikën dhe emrat e përfshirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

October 22, 2026
Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

October 22, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In