• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamtumirë Argjentinë?! Messi bën gati valixhet…

by Java News
14/08/2018 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lionel Messi i thotë jo kombëtares, të paktën për momentin.

Lajmi ka bërë bujë nga Argjentina, me të përditshmen “Clarin” që citon burime nga federate, duke sqaruar se “Pleshti” ka paralajmëruar qëllimin e tij për të mos iu përgjigjur ftesave të ardhshme për grumbullim, në kuadër të miqësoreve të planifikuara në SHBA, kundër Guatemalas dhe Kolumbisë, respektivisht më datë 7 dhe 11 shtator.

Futbollisti argjentinas jashtë serie, fitues i freskët i trofeut të Superkupës së Spanjës, me të cilën shkoi në kuotën e 33 trofeve të fituar në karrierë me fanellën blaugrana, supozohet se refuzimin e tij ia ka parashtruar direkt Lionel Scaloni, trajnerit aktual të përkohshëm, në pritje që Federata e Argjentinës të emërojë pasardhësin e Jorge Sampaoli.

Bëhet fjalë për pushimin e dytë reflektiv për “Pleshtin”, pas asaj tërheqje të bujshme në vijim të zhgënjimit si pasojë e dështimit në finalen e Kupës së Amerikës.

Edhe asaj kohe druhej se Messi mund të vendoste të jepte lamtumirën përfundimtare përfaqësueses bardhekaltër, por kësaj here frika duket edhe më e bazuar.

Sepse Botërori në Rusi, me eliminimin nga Franca, ka shënuar një tjetër goditje të fortë ndaj aspiratës së argjentinasit, dhe sidomos sepse federate argjentinase duket e dominuar nga një pasiguri, aq sa ka humbur besimin e të gjithë ambientit, mbi të gjithë të vetë Messi.

Heshtja e gjatë e “Pleshtit”, që në fakt nuk ka folur kurrë pas eliminimit nga Botërori, nuk lë të kuptohet asgjë të mirë.

Media argjentinase ka lëshuar tashmë alarmin, duke lënë të kuptohet se kurrë më parë si në këtë moment, Messi ndihet jashtë Selecion.

a.ç

Next Post
Rregullohet në kohë rekord rrjeti i ujit të pijshëm në rrugën “Jul Variboba”

Rregullohet në kohë rekord rrjeti i ujit të pijshëm në rrugën “Jul Variboba”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In