• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamtumirë Arben Puto! Historiani i njohur përcillet sot në banesën e fundit

by Java News
12/11/2016 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot i jepet lamtumira akademikut të njohur të shkencave, Arben Puto. Dje u nda nga jeta, në moshën 92-vjeçare, akademiku Arben Puto duke lënë në pikëllim të thellë familjen dhe të afërmit, miqtë dhe dashamirësit e shumtë, bashkësinë e studiuesve brenda dhe jashtë vendit. Ceremonia e varrimit të Akademik Arben Puto (1924-2016) do të bëhet sot, datë 12 Nëntor 2016, ora 12.00,  adresa: Rruga Lidhja e Prizrenit, Pallati 3, Ap. 5, Tiranë.

Puto, historian dhe politolog i mirënjohur lindi në vitin 1924, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai u nda nga jeta dje, në moshën 92-vjeçare. Arben Puto ishte një figurë qendrore e shkencës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX e në vijim.

I lindur në një familje të njohur tradicionale gjirokastrite, Arben Puto u bë pjesë e lëvizjes përparimtare të rinisë dhe më pas mori pjesë në veprimin antifashist shqiptar, duke ndërprerë për këtë shkak studimet e mesme, të cilat i përfundoi pas Luftës. Pas diplomimit në Moskë në fushën e së drejtës ndërkombëtare, Arben Puto u bë një prej përfaqësuesve të brezit themelues të Universitetit të Tiranës. Në këtë institucion bazal të formimit të brezave të rinj ai ishte profesori i dashur dhe i ditur dhe drejtuesi e funksionari i nderuar prej punonjësve e kolegëve të tij në disa nivele.

Veprimtaria shkencore e akademik Arben Putos shtrihet në më shumë se një gjysmë shekulli. Ai me të drejtë konsiderohet studiuesi më autoritar i historisë diplomatike të Shqipërisë, i rolit të faktorit gjeopolitik në çështjen shqiptare. Në një varg veprash monografike, të hartuara mbështetur në burime shqiptare e të huaja, Arben Puto ka bërë të njohur aspektet ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë, kushtëzimin e saj prej interesave të faktorëve vendimmarrës europianë e botërorë, rolin individual të protagonistëve politikë shqiptarë në periudhën midis dy luftërave, marrëveshjet dhe protokollet e fshehta, demagogjinë dhe padrejtësitë e kohërave.
Shkencëtar dinjitoz, Arben Puto nderohet për koherencën e mendimit të tij shkencor, duke mbetur një shembull i pavarësisë së dijes nga ideologjitë dhe tendencat.
Si bashkautor i tekstit të historisë së Shqipërisë në disa gjuhë të huaja, Arben Puto është një prej emrave më të kuotuar në historiografinë albanologjike e ballkanologjike europiane dhe amerikane.

Arben Puto mori përgjegjësi qytetare në momente kritike për vendin. Ishte bashkëthemelues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe President i Asamblesë së tij, me një rol parësor në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, çështje së cilës i kushtoi energji, inteligjencë dhe botime. Akademik Arben Puto la një boshllëk të madh në studimet për historinë politike e diplomatike të çështjes shqiptare. Vepra e tij është një referencë e patejkalueshme për brezat e studiuesve. Akademia e Shkencave e Shqipërisë u shpreh ngushëllimet e veta familjes dhe të afërmve të prof. Arben Putos, brezave të studiuesve dhe studentëve që u formuan prej tij, kolegëve e miqve të shumtë, botës së studiuesve të historisë së Shqipërisë si histori e së drejtës kombëtare e ndërkombëtare, si histori diplomatike e politike.

Next Post
(Foto) Emily Ratajkowski poston foto provokuese kundër zgjedhjes së Trump

(Foto) Emily Ratajkowski poston foto provokuese kundër zgjedhjes së Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi -

Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi –

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com