• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lame shpjegon se si operohet në rastin kur pronari ‘braktis’ objektin pa leje

by A R
15/12/2022 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pyetur se si operohet në rast kur pronari i një objekti pa leje e ka braktisur atë, kreu i Kadastrës Artan Lame u shpreh në “Milori Live” në Klan News se është një procedurë e komplikuar pasi lindin përplasje mes shumë palëve.

Lame theksoi se nga njëra anë është konflikti mes personit që ka porositur apartamentin dhe ndërtuesit që e ka braktisur e më pas një mori palësh të tjera po pjesë e këtij procesi.

Ai tha ndër të tjera se janë 1031 pallate që janë legalizuar në rang kombëtar dhe se janë shumë objekte të tjera në proces.

Pjesë nga intervista në studio:

Pyetje: Kur pronari, ndërtuesi braktis objektin, si duhet të kërkojnë të drejtën? Ju lutem, është një temë shumë e ndjeshme, nuk kemi të bëjmë më me gjëra të vogla të rikuperueshme. Janë vite jete, janë lekë të hedhura, dhe kur proceset janë në gjysëm dhe në gjysëm të procesit u thuhet që duhen ndërruar rregullat e lojës për një x-gjë, është shumë e vështirë për të gjithë. Dikush na dëgjon dhe është në këtë situatë. Konkretisht si duhet të veprojë?

Artan Lame: Unë tani e kapa dëshirën tuaj për të qenë sot këtu, lidhet me faktin se dje emisioni investigativ dje kishte një temë të tillë.

Pyetje: Në përgjithësi, si operohet?

Artan Lame: Do preferoja të shpjegoja diçka, në parim të gjësë njëherë, gjithmonë në këto raste kemi dy palë. Kemi publikun, për të mos thënë që janë dy palë të mëdha dhe nja 10 palë të vogla.

Është publiku, ata që kanë porositur shtëpi, apartamente në këto pallate, është ndërtuesi i cili e ka braktisur, është mashtrues, ka vdekur,se i thonë…Kemi pas ndërtime që nga viti 1995 e ’96 të parat. Janë këto dy palë që përplasen në interesat e këtij objekti.

Pastaj fillojnë një mori palësh të tjera që edhe ato janë pjesë e këtij procesi. Pronarët e truallit, që thonë prit mos ua legalizo banorëve se unë kam lekë pa marrë, s’më ka dhënë akoma apartamentet ndërtuesi. Është ndërtuesi i cili ka bërë karabinanë, ua ka shitur banorëve me gjysma letrash dhe e ka depozituar në bankë dhe ka marrë kredi. Dhe të ndërhyn banka, dhe thotë shiko mos ja legalizo se ai ka marrë kredi me atë pallatin, jam dhe unë në mes.

Fillojnë ndërtuesit mashtruesë që u kanë shitur të njëjtin apartament 3 vetave, dhe ti shkon atje dhe ke 3 veta që thonë është i imi. Janë banorë që kanë hyrë brenda, e kanë lëshuar me qera dhe kur shkojmë ne atje vjen qiraxhiu e thotë po jam unë pronari. Pra imagjino në çfarë foleje grerëzash është çdo pallat, dhe ne e pranuam këtë sfidë. Këtë sfidë, ka edhe komponentë të tjera. Në këto 30 vjet ose 25 vjet kemi bërë çdo gabim të mundshëm.

Kështuqë edhe po të duam të gjejmë ndonjë gabim tjetër nuk ka, duam, s’duam kjo është e vetmja rrugë që ka mbetur. Mjafton të të them një shifër, janë 1031 pallate të legalizuara në gjithë Republikën. Nga qyteti që ka më shumë që është Tirana e deri te qyteti më i “lodhur” , korçarët njerëz që kanë frikë nga ligji, e kanë pritur me rregulla, janë marrë vesh me ndërtuesit. Mund të them që Korça është i vetmi qytet në Shqipëri që nuk ka më, se para dy tre muajsh legalizuam pallatin e fundit pa leje.

Pyetje: Sa është gama që keni në proces?

Artan Lame: Sa të duash! Dhe përditë dalin të tjera se jo të gjitha janë aplikuar, kjo është arsyeja pse ne i bëjmë publikisht këto.

Next Post
Horoskopi javor nga Paolo Fox, parashikime për të gjitha shenjat e zodiakut

Horoskopi i Paolo Fox, e premte 16 dhjetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com