Lame përfundon procesin e legalizimit në Bashkinë Pustec

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte në Pustenc për mbylljen e procesit të  legalizimit brenda bashkisë. Lame tha se në 8 vite te qeverisë Berisha nuk u bë asnjë legalizim, ndërsa sot u mbyll procesi i legalizimeve për 160 objekte. Sfidë sipas Artan Lames mbetet regjistrimi i tokës bujqësore dhe i ndërtimeve të vjetra.

“Këtu në Pustec, në cilësinë e drejtorit të Kadastrës vij për herë të parë. E kisha të vështirë ta bëja, sepse në tetë vite të Berishës dhe tetë vite të kësaj Qeverije, këtu nuk ishte bërë asnjë legalizim. Arsyeja ka qenë mungesa e detajimit dhe ndarjes së zonave të mbrojtura nga zonat urbane të Parkut të Prespës. Tashmë që bashkarisht me Bashkinë e zgjidhëm këtë ngërç, në kohë rekord ja dolëm të mbyllim procesin e legalizimeve për 160 objekte informale që ndodhen brenda vijës së verdhë”, “Ballkani i Hapur ndihmohet edhe me vepra të tilla që avancojnë ekonominë e zonave të minoritetit dhe ndihmojnë në integrimin e zonave kufitare” tha Lame.

Drejtori i Kadatrës tha se sfidë dhe prioritet për këtë zone, në vijim do të jetë regjistrimi i tokës bujqësore dhe i ndërtimeve të vjetra.

Pjesë e ceremonisë u bë edhe legalizimi i kishës së Kryeëngjëllit, në qendër të Pustecit, kishë kjo e rindërtruar e re nga themelet. Kujtojmë këtu që shumica e objekteve të kultit në vend, për të katërta komunitetet fetare, kalojnë përmes procesit të legalizimeve, pasi janë ndërtuar gjatë tre dekadave të fundit pa leje ndërtimi të rregullt.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com