• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lame në Sauk: Bashkëpunim maksimal me Veliaj si kryetar bashkie

by
20/05/2015 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame së bashku me kandidatin për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me banorët e Saukut ku kanë shpërndarë dhe leje legalizimi. Në fjalën e tij, drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame tha se pasi e majta të fitojë zgjedhjet e 21 qershorit do të nisë menjëherë puna për zgjidhjen e çështjes së ndërtimeve. “Do të bashkëpunojmë për disa probleme që kanë nevojë për dorën e bashkisë, e cila fatkeqësisht deri tani ka munguar”, deklaroi Lame. Ai tha se bashkëpunimi me bashkinë do të zgjidhë problemet që kanë qytetarët, kryesisht për ndërtimet pas vitit 2009. “Erion, do bashkëpunojmë fort pas 21-shit për disa nga problemet të cilat duan dorën e bashkisë, për zgjidhjen e problemeve të njerëzve, kryesisht për ndërtimet e pas 2009-ës, për të cilat para pak ditësh kaloi në parlament edhe ligji për legalizimin e tyre. Bashkëpunimi tjetër lidhet edhe për problemin urbanizues që në fakt e la Basha”, tha Lame. Duke e lidhur edhe punën e bashkisë deri tani, ai tha se “Për fat të keq në vend të pakësohen problemet shtohen, janë shtuar vit pas viti, shpresojmë që krahu i kundërt fillon pas datës 21. Dhe një nga arsyet që jemi sot këtu pikërisht për të treguar se sa të zotë jemi të pakësojmë problemet e kësaj zone dhe gjithë Tiranës është dhe problemi i legalizimeve. Një problem që kemi folur bashkë me dhjetra herë ku mbetet e ku nuk mbetet, çfarë duhet bërë çfarë nuk duhet bërë. Mendojmë se tashmë e kemi demonstruar edhe në nivelin makro me kryeministrin anekënd Shqipërisë, edhe në Tiranë në disa takime që janë bërë, edhe në këto takime për të cilat ti je vetë iniciues dhe i ndoqe me vëmendjen e mundshme. Sauku ka shumë probleme me legalizimet, vetë Njësia 2 është shumë e madhe, ka rreth 80 mijë banorë dhe ka rreth 6 mijë ndërtime pa leje. Kjo puna e ndërtimeve pa leje janë njerëz këtu që e kanë direkt si problem, nuk është as për tu mburrur as për tu turpëruar. Për tu turpëruar është kur 1 në 100 veta ndërton pa leje është për tu tupëruar, por nëse 80 në 100 veta ndërtojnë pa leje do të thotë se shteti nuk ka funksionuar. Krahasimi tashmë nuk ka më vend. Shifrat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën por në këto 6 mijë ndërtime pa leje, në 2057 prej tyre është shkuar derë më derë, janë bërë matjet, janë bërë skicat dhe janë përfunduar dosjet, kemi një problem që është në rrugën e zgjidhjes, problem i trashëguar me hipotekën që e vuajnë shqiptarët se nuk janë hedhur në sistem 2-3 zona kadastrale që përfshijnë këtë zonë duke bërë gati të pamundur avancimin me legalizimet në këtë zonë”, tha Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame.

Next Post

Poroshenko: Ukraina në “luftë të vërtetë” me Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com