• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lame dhe Kryemadhi shpërndajnë certifikata legalizimi në Lezhë

by
16/06/2015 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i shpërndarjes së certifikatave të legalizimit të ndërtimeve informate ka vijuar në qytetin e Lezhës për banorët e këtij qarku. Pjesë e këtij procesi u bë Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame i cili ishte i shoqëruar nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi, deputeti i Partisë Socialiste në këtë qark Arben Ndoka dhe nga kryetari i bashkisë, njëherësh edhe kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet e 21 qershorit, Viktor Tushaj.

Gjatë fjalës së sa, deputetja e LSI-së, Kryemadhi theksoi se procesi i legalizimeve të ndërtimeve pa leje është një problem për banorët e qarkut të Lezhës dhe se ky proces ka marrë drejtimin e duhur duke ecur më shpejt në rrugën e përfundimit.

“Do të vazhdojmë të jemi në proces. Sigurisht Lezha ka pasur një problem shumë të madh përsa i përket procesit të legalizimit. Jo vetëm për deklarimin dhe vetëdeklarimin, por edhe për zbardhjen e një procesi të tillë që ka qenë shumë abuzues. Do të vazhdoj dhe do të ketë, ne çdo ditë jemi në kontakt bashkë me deputetin dhe bashkë me kryetarin e bashkisë së Lezhës, z. Viktor , ne jemi në kontakt me njerëzit dhe një nga problemet më të mëdha ka qenë procesi i legalizimi i cili ka filluar të marrë një zgjidhje por kërkon impenjimin maksimal tuajin. Kërkon impenjim maksimal qoftë për ndryshime të edhe mendime të ligjit të legalizimeve, por edhe një impenjim maksimal të punonjësve të ALUIZNI-t, që me thënë të drejtën nuk gjejmë dot fjalë për t’i falënderuar, sepse duke filluar që nga drejtori dhe gjithë vajzat dhe djemtë të zyrës së ALUIZNI-t na janë përgjigjur qoftë dhe për sqarimet që ka opinioni. Sigurisht që hallet nuk mbarojnë asnjëherë, shkopin magjik në dorë nuk e kemi as ne e as ju, por ajo çka është e rëndësishme është përgjegjësia dhe dashamirësia për të pasur dhe për t’ju përgjigjur njerëzve për problemet që kanë”, tha Kryemadhi.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNIT,  Lame, u shpreh përpara banorëve të qytetit të Lezhës se në bashkinë e re janë 14600 ndërtime informate që janë fut tani më në proces legalizimi.

“Bashkia e re ka rreth 14 mijë deri tani, 14600 ndërtime pa leje. Do të thotë se janë 14600 familje që presin zgjidhjen e këtij halli. Kur janë kaq shumë, ndonjëherë na duket sikur themi se kemi bërë një shkelje ligji. Është e vërtetë që kemi bërë një shkelje ligji, por kur e shkelin ligjin kaq shumë problemi nuk është tek ata që e kanë shkelur, është problemi tek ligji. Kur e shkelin ligjin 5 veta, faji është atyre të 5 dhe duhet ndëshkuar. Kur e shkelin 14 mijë në këtë bashki, se merre me mend në rang republike, do të thotë se ligji ka probleme. Dhe realisht ligji ka pasur një problem se nuk ka qenë në gjendje në këto 20 vjet, shteti shqiptar, qeveritë shqiptare, t’u tregojnë shqiptarëve ku ndërtohet dhe ku nuk ndërtohet”, tha Lame.

Në vijim të fjalës së tij, Lame theksoi se duhet një bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që ky proces të ec më shpejt pasi në 8 vitet e kaluara u shpërndanë më pak certifikata legalizimi se sa në vitin e fundit.

“Kaq gjë duhet të bëni. Plotësoni letrat, plotësoni dokumentacionin sepse është në të mirën tuaj. Është një mënyrë kjo që së bashku ta çojmë përpara sepse realisht vetëm së bashku bëhet një proces. As ju duke ndenjur në shtëpi nuk e legalizoni dot shtëpinë, as ne duke ndenjur në zyra me Pashkun nuk e legalizojmë dot shtëpitë tuaj. Bashkë ne do ta çojmë përpara dhe po e çojmë. Në 8 vjet të qeverisjes kaluar u dhanë gjithsej në gjithë qarkun e Lezhës, jo në bashkinë, 1096 leje në të gjithë qarkun, ndërsa vetëm në bashkinë e Lezhës në këtë 1 vit pune tonën janë dhënë 1153 leje të cilat i shtohen edhe këto 100 e sotme. Kjo është për të treguar se nëse do shteti ta marri seriozisht një gjë e bën, nëse nuk do, t’i vihemi të gjithë nga mbrapa nuk ia mbushim dot mendjen siç nuk ja mbushëm 8 vjet që ta bënte këtë punë”, tha Lame.

Më pas vijoi shpërndarja e certifikatave të legalizimit, ku qindra banorë të qarkut të Lezhës u pajisën me lejen e legalizimit të shtëpive të tyre.

Next Post

Porosia e milionerit: Mos u martoni kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

July 14, 2026
Vula e thatë e BE-së që mbylli tranzicionin shqiptar përballë “narkoshtetit” të Sali Berishës

Vula e thatë e BE-së që mbylli tranzicionin shqiptar përballë “narkoshtetit” të Sali Berishës

July 14, 2026
Kos: Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE

Kos: Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE

July 14, 2026
“Zvërneci”/ Rama nga Brukseli: Do bëjmë një projekt që është krenari për Shqipërinë dhe Europën

“Zvërneci”/ Rama nga Brukseli: Do bëjmë një projekt që është krenari për Shqipërinë dhe Europën

July 14, 2026
Protesta e 45-të e qytetarëve/ Ja sa ishte pjesëmarrja në shesh në orën 20:00

Protesta e 45-të e qytetarëve/ Ja sa ishte pjesëmarrja në shesh në orën 20:00

July 14, 2026
Ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet! Rama: Po hartohet ligji i ri! Mirëformulim për zonat e mbrojtura

Ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet! Rama: Po hartohet ligji i ri! Mirëformulim për zonat e mbrojtura

July 14, 2026
“Krah Shqipërisë deri në fund”, Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

“Krah Shqipërisë deri në fund”, Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

July 14, 2026
Zjarr i madh në kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet se flakët u vunë qëllimisht

Zjarr i madh në kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet se flakët u vunë qëllimisht

July 14, 2026
LIVE! Konferenca e 9-të Ndërqeveritare/ Rama: Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave me BE, vlerësim i qartë i progresit të Shqipërisë

LIVE! Konferenca e 9-të Ndërqeveritare/ Rama: Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave me BE, vlerësim i qartë i progresit të Shqipërisë

July 14, 2026
Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In