• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamallari: Godinë e re për KLGJ, Prokurorinë e Përgjithshme, të Apelit dhe të Tiranës

by A R
14/10/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë raportimit mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, prezantoi një sërë masash të ndërmarra për përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve të drejtësisë në vend.

Ai u shpreh se në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë e Tiranës, ka përfunduar faza e projektimit për ndërtimin e një godine të re që do të akomodojë të gjitha këto institucione.

“Së bashku me KLGJ kemi kërkuar nga Ministria e Drejtësisë sigurimin e një sheshi ndërtimi për të vijuar me hartimin e projektit. Megjithatë, çështjet e terrenit dhe financimit mbeten ende të pazgjidhura, ndërkohë që nevoja për masa konkrete është tejet urgjente,” u shpreh ministri Lamallari.

Ministri njoftoi se gjatë vitit 2024 ka përfunduar me sukses rikonstruksioni i Prokurorisë Dibër, duke krijuar hapësira të mjaftueshme për funksionimin normal të institucionit. Për vitin 2025, ministri theksoi se janë planifikuar përfundimet e investimeve në prokuroritë Fier, Gjirokastër dhe Vlorë.

Ndalur te gjendja e kriminalitetit në vend, Ministri bëri me dije se viti 2024 ka shënuar një rritje me 12,32 % të numrit të procedimeve të regjistruara, krahasuar me një vit më parë. Lidhur me veprat e korrupsionit, Lamallari tha se janë regjistruar 569 procedime dhe një rritje prej 4,84% të të pandehurve të dënuar për vitin 2024, krahasuar me vitin 2023.

“Prokurorët kanë rritur rolin aktiv për veprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën duke filluar kryesisht 19 procedime penale dhe në kryerjen e hetime proaktive, në 34 procedime penale. Ky proces ka çuar në arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 25 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm”, u shpreh ministri.

Mbi 234 pasuri janë sekuestruar në total, që kapin vlerën e mbi 290 milion lekë dhe 48 milion euro. Ndërkohë, mbi 89 pasuri janë konfiskuar gjatë vitit 2024, me vlerë mbi 163 milion lekë.

Next Post
Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Rrumit, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi, anëtar i grupit të Dervishajt

Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Rrumit, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi, anëtar i grupit të Dervishajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, asnjëri me precedentë penal në Spanjë. Dyshimet e hetuesve

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

February 13, 2026
“Nuk kemi bërë progresin e duhur”/ Rama dhe Ibrahimaj takim me Dashnor Sulën

“Nuk kemi bërë progresin e duhur”/ Rama dhe Ibrahimaj takim me Dashnor Sulën

February 13, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

February 13, 2026
Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

February 13, 2026
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In