Kryetari i bashkisë Kamëz Xhelal Mziu ka reaguar pas lajmit se ka dhunuar një qytetar në zonën e Bathores. Menjëherë ka reaguar kryebashkiaku Mziu i cili e ka cilësuar një ‘fake news”.
“Xhelal Mziu jo vetëm që nuk është i përfshirë në këtë ngjarje të supozuar dhe e shpërndarë si lajm në media, por as e njeh qytetarin, emri i të cilit është i shpërndarë si i dhunuar. I rikujtojmë edhe një herë Edi Ramës dhe PS-së, që e parandiejnë humbjen më parë e cila sot po bëhet fakt, se ndëshkimi i ashpër pritej nga Kamza sot më 25 qershor përmes votës. Kamza dhe Paskuqani kanë votuar në plebishit kundër PS-së për persekutimin politik dhe krahinor që është shfaqur ndaj këtyre banorëve në këtë 4-vjeçar”, citohet në mesazhin e shtabit elektoral të PD në Kamëz./a.m.











