Pas lajmit në media se Gjermania ka shpallur 50 mijë vende të lira pune, një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë kanë filluar të interesohen për t’u larguar nga vendi.
Ditën e sotme, përpara Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë janë mbledhur qytetarë të cilët kërkojnë të marrin informacion dhe të aplikojnë për punë për t’u larguar nga Shqipëria.
Në foton e publikuar nga Panorama tregohet radha e madhe e njerëzve përpara ambasadës, të cilët kërkojnë të largohen për në Gjermani.