• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajmi i rremë që solli “telenovelën” Rama-Basha… nën tingujt e hip-hopit! (Të gjitha seritë)

by A R
20/03/2025 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U desh një lajm i rremë që të riktheheshin “thumbat” mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të Koalicionit Euroatlantik tashmë Lulzim Basha. Ishte data 27 Janar e këtij viti, dita kur Rama përmes një postimi në rrjetet sociale zgjodhi të “qetësojë” Bashën lidhur me lajmin e pavërtetë që kishte qarkulluar “se ky i fundit kishte ndërruar jetë”.

“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”, iu drejtua kryesocialisti Bashës, pa harruar zemrën e kuqe. E teksa për këtë fake news, Basha e drejtonte gishtin te kundërshtarët politikë, kaq u desh që të niste “saga” e “prit e gjuaj” mes tyre. Teksa na ndajnë shumë pak nga zgjedhjet parlamentare, pranvera për Ramën e Bashën ka nisur plot humor e retorikë të tipit “me të qeshur, me të ngjeshur”.

 

Pas një pauze të shkurtër, këtë muaj “topin” i pari e hodhi demokrati. “O Rame kishe pyet ku o Luli e?”, i tha Basha përmes një videoje.

Nuk vonoi kundërpërgjigja nga Rama i cili nuk hezitoi ta quajë “të pavdekshëm” e njeri pa stres.

“Po më Lul si mos pyes për ty. Na thave sytë mo zotni. Po si thanë vdiq Luli. Vetëm unë se besova se e di që je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7 x 7 bëjnë 42 dhe se luan topi. Ku ka vdekje që të afrohet ty mo Lul. Vetëm kur dole dhe the jam gjallë aty thash, mos po rren tani. I ndeze motorët ee. I madh je! Po shyqyr mo Lul dhe bravo Oriolës dhe Euroatlantikëve që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë, plus që kush vjen me ty fiton. Edhe kur humb fiton, prandaj forca”, ishte mesazhi virtual i kreut të qeverisë.

Edhe në takim me socialistët, Rama nuk e harroi opozitarin duke theksuar se “ai premton viza amerikane sepse nuk ka asgjë në dorë”. Megjithatë, deklaroi se ishte i gëzuar për faktin se u “rilidh” me Bashën, se pa të “nuk shtyhet fushata”.

Nëse ka diçka që Rama nuk e ka harruar asnjëherë për Bashën, është gjumi i këtij të fundit.

“Nga frika e zgjimit, u fut në listë të mbyllur”, tha kryeministri.

E pas kësaj, Basha e çoi sarkazmën në nivel tjetër. Me këngën e reperit të njohur Unikkatil në sfond e duke i dhënë makinës, ai e pyeti Ramën se “ku i ka shokët”.

“O Rame, ku i ke shokët?

Ku e ke Lalin?

Ku e ke Benin?

Ku e ke Terin?

Ku e ke Lir Beqen?

Po Sajen?

Po Çyrben?”


S’e kishim parë në të tillë “format” Bashën, i cili me këtë video mori vëmendjen në rrjet. E jo vetëm kaq, e njohu Ramën me këngët e reperit, që në mënyrë krejt të beftë u kthyen në “instrument” për sulme politike.

Episodi më i fundit ishte sot, kur sërish Rama iu përgjigj një videoje të postuar mbrëmjen e së Mërkurës nga Basha.

“O Rame, pasagjer ngele mor burrë! Si s’të pashë iher në timon, apo harrova…s’di me i dhonë ti!”- Kjo fjali e Bashës, pasohet me një buzëqeshje të Ramës i cili i rikujton se “sa rehat është ai qoftë me muzikën, aritmetikën, xhirot me makinë apo gjumin”. Por, e falenderon që e prezantoi me Unikkatilin…duke e përshëndetur me një varg të këngës “U qova pi vorri”.  E kujt do ia kishte marrë mendja se në mes të gjithë kësaj, do dëgjonim edhe diss-in e famshëm ndaj Hysenit, të para 15 viteve?!

Nga teksti i “rondë” siç Rama e quan, i dedikon vetëm një pasazh Bashës.

Më tej, i sugjeron që në vend që të flasë me gjuhën e “bufit” (referuar kryetarit të PD-së Sali Berisha), të japë vizionin euroatlantik.

“Eh mor Lul, Lul…Po edhe në fletë të votimit 4-a të kishte ra mor burrë”, vijoi kryeministri duke qeshur.

Ndërsa për dy paketat e cigareve si porosi prej Bashës, pati këtë përgjigje: E kam lonë cigaren Lul, se ty të ka ngel ora kur nejtëm bashkë deri mas mesnate, se u thanë dy paketa se m’i pive ti, gjysmat a më shumë. Se kishte emocione! Eh mor Lul, mirë cigaret, edhe gjysmën e qeverisë ta dhashë po…

Edhe ky episod që njëri e quan “Zgjimi i Lulit” e tjetri “Ku i ke shokët?” u mbyll nën tingujt e hip-hopit.

Vlen të përmendim se për kryedemokratin Sali Berisha, “Basha e Rama vetëm sa po e shfaqin në publik dashurinë mes tyre”. “Atë që e kishin të fshehtë, e nxorën hapur”, është shprehur ai dje, referuar kundërshtarit të tij ‘historik’ politik dhe “zhgënjimit më të madh të jetës së tij”.

Me shumë gjasë do shohim akoma më shumë nga binomi Rama-Basha, por ajo që mund të themi me siguri është se në këtë mes fërkojnë duart “faqet e memeve” dhe “po, i rriten klikimet Unikkatilit”.

Next Post
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Vendimi i Këshillit të Ministrave: Emërohet zëvendësministri i ri i Financave

Comments 1

  1. Kiço Kasomandri says:
    1 year ago

    Ki shkronjësi, mo është dhoktor Adhamudhi mo ?
    Ai që të krrente njërin si, që të shpëtonetë siri tjatër mo ?
    Bravo shkronjëtari atdhetar si ti.
    Aferim të qoftë.
    Të lumtë bitha mo, se të shkrojturë për bithë ke bënurë.

    Reply

Leave a Reply to Kiço Kasomandri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In