Ballist Morina qëndron në qeli prej afro tre muajsh në Dubrovnik të Kroacisë në pritje të vendimit që do të marrë Ministri i Drejtësisë nëse do firmosë ose jo ekstradimin për në Serbi.
Por, në pritje të vendimit përfundimtar dhe kërkesës për azil politik, një lajm i gëzueshëm ka mbërritur në jetën e tij.
Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë i cili do të quhet Flamur, në respekt të gjestit të babait të tij gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Sipas familjarëve djali gëzon shëndet të plotë dhe lajmi i ka shkuar së pari Ballistit në qeli. /a.m.