• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Instituti i Gjeoshkencave: Rreziku kaloi, nuk do të ketë më përmbytje

by Java News
03/12/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se situata po fillon të normalizohet dhe rreziku i përmbytjeve ka kaluar.

Në njoftimin e saj të fundit, lumi Vjosa do të tërhiqet dhe për këtë arsye janë hequr paralajmërimet për përmbytje.

“Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme (e diel, dt.03.12.2017) dhe ditës së nesërme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes  në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike  të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja.

Përgjatë mbrëmjes së sotme lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral.  Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

Ndërkohë, reshjet e shiut do të vazhdojnë por me intensitet më të ulët.

tabela
(Rreziku nga reshjet sipas qarqeve, hiqet paralajmimi për përmbytje në Vlorë e Fier)

Buletini i IGJEUM

Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme (e diel, dt.03.12.2017) dhe ditës së nesërme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë.

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes së sotme (e diel, dt.03) lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral. Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.03) reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa në qarqet e Veriut
deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata.
Nesër (e hënë, dt.04) reshjet lokale, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 12 °C
në vendet e ulta: 4 °C / 12 °C
në vendet malore: -3 °C / 6 °C.

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.03) do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e hënë, dt.04) do të
dobësohet, për të fryrë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

a.ç

Next Post
Nis shpërndarja e ndihmave ushqimore për familjet e përmbytura në Fushë-Krujë

Nis shpërndarja e ndihmave ushqimore për familjet e përmbytura në Fushë-Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

September 20, 2026
“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

September 20, 2026
Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

September 20, 2026
Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

September 20, 2026

Merz në telashe, zgjedhjet rajonale sjellin një tjetër goditje për kancelarin

September 20, 2026
U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com