• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Lajmi i keq, ISIS shkruan mirë shqip!

by Ben Andoni
17/04/2016 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në morinë e lajmeve të fundjavës ka kaluar pothuaj pa dukje një lajm, i cili fillimisht u bë i njohur nga media kosovare për numrin e fundit të organizatës terroriste ISIS, lidhur me publikimin e numrit të radhës, që korrespondon me edicionin e 14-të të revistës së tyre Dabiq. Vendi kryesor, siç mund të merret me mënd,  lidhet me personat që kryen sulme terroriste në Belgjikë, shkrim ky që është përkthyer edhe në shqip. Shkrimi është në stilin e zakonshëm të propagandës plot me ditirambe dhe kundër qafirëve, jeta e të cilëve është fare kot para myslimanit.

Shqetësimi i një njeriu të zakonshëm është i arsyeshëm së pari prej botimit të tij në mediat tona; e dyta, që personalisht më duket më shqetësuese është përdorimi i shqipes.

Në një vëzhgim historik, me kalimin e kohës, shqipja e ISIS-it është përmirësuar dukshëm, pra nga ajo e fillimit me struktura fjalish gati pakuptim në një shqipe të kuruar boll mirë. Fakt, i cili do të thotë se: njerëzit që lidhen me këtë medium të organizatës janë tejet më të kulturuar dhe përveç kësaj kanë njohuri të mirë dhe të kultivuar të gjuhës shqipe. Për më tepër, përdorimi i standardit është shumë më i saktë sesa i shumë kolegëve nga Shqipëria dhe vendeve shqipfolëse.

Ky indikacion të bën të mendosh se megjithë propagandën që bëhet ndaj ISIS-it për mosbashkimin me të, njerëzit e ndryshëm që janë të indoktrinuar pas kauzës së tyre nuk druhen, madje edhe në këto nivele edukimi. Një zë dyshues mund të thotë se ata i redaktojnë shkrimet në distancë dhe tashmë mundësia e lidhjeve falë rrjeteve sociale ua mundëson, por sërish kjo është një shenjë e keqe për luftën ndaj ISIS-it, që nuk po njeh fund.

Dhe, megjithë goditjet e mëdha që po merr dhe prishjen e shumë ekuilibrave ndërkombëtarë, ISIS-i po përpiqet të përkryhet në aspektin e propagandës, duke i marrë shteteve që pretendojnë se luftojnë ndaj tyre, një fashë të njerëzve, e cila nuk ka më shpresë në politikat sociale, e më shumë akoma po përfiton hapur në politikat e sotme me të rinjtë, që po ndihen gjithnjë e më keq nga propagandat boshe të qeverive ballkanike që ofrojnë vetëm retorikë por jo vende pune.

Ndaj, përdorimi i mirë i shqipes, është një lajm i keq për institucionet e sigurisë kombëtare fillimisht, që duket se ende nuk kanë akses në kanalet e tyre; dhe e dyta, që për nga rëndësia mund të jetë dhe e para, nga dështimi i politikave qeveritare për të rinjtë, të cilët realisht nuk kanë punë dhe asfare shpresë dhe që manipulohen tashmë fare lehtë.

Next Post

Vanessa..... po çmend Instagramin dhe për këtë ka një arsye (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
Çupi: Goditja ndaj Presidentit, sulm i Kushtetutës. Akti i Rithemelimit, zgjatim i Berishës

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

October 28, 2026
“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In