Një sërë të shtënash me armë janë dëgjuar në zonën e Shkozës në kryeqytet, pranë një lokali bastes sportive, i cili ndodhet në afërsi të shkollës “Androkli Kostallari”.
Njoftimi i policisë
Më datë 01.06.2016, rreth orës 18:20, në Shkozë, në një lokal “Baste-Live”, si pasojë e një konflikti ndërmjet disa shtetasve, është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje ka vetëm dëme në vetratën e xhamit të lokalit dhe nuk ka të dëmtuar në njerëz.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj vepre kriminale.