EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Reforma në drejtësi ka hyrë më në fund në axhendën normale të miratimit në Kuvend. Burime nga parlamenti thanë para pak minutash për Javanews se të hënën paradite komisioni i posaçëm i reformës do të marrë shqyrtim dhe do të votojë parim paketën kushtetuese.
Kjo përbën hapin e parë në diskutimin e kësaj pakete të rëndësishme në parlament, si faza e parë drejt votimit të saj në seancën plenare. Pas votimit në parim priten diskutimet nen për ne, ku parashikohet të ketë negociata jo të lehta mes palëve. Gjithsesi tani mund të thuhet se reforma në drejtësi hyri zyrtarisht në axhendën parlamentare.