Qëllohet me breshëri kallashanikovi në ajër pranë shtëpisë së një prokurori në Shkodër. Incidenti është regjistruar pak minuta më parë në lagjen “Qafë – Hardhi”.
Për momentin nuk ka shumë detaje për incidentin në fjalë, por mësohet se ende nuk ka të dhëna për të lënduar nga kjo breshëri armësh.
Duket se qëllimi i autorëve ka qenë që të krijojnë një gjendje frike dhe kërcënimi. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tij.