Kryeministri Edi Rama pak më parë iu drejtua një restoranti pranë çadrës së protestës së PD-së për të ngrënë drekë por nuk kanë munguar sharjet dhe ofendimet e simpatizantëve të PD-së.
Pas përfundimit të drekës, Rama i është drejtuar kryeministrisë dhe kur ka qenë pranë çadrës së protestuesve i ka përshëndetur, por shumë prej tyre kanë tentuar ta godasin duke lëshuar nga larg ujë, patate dhe vezë.
Ende nuk dihet nëse kryeministri është goditur apo prekur në trup. Në lokal ai ishte i shoqëruar nga djali dhe bashkëshortja e tij./a.k