• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e një familje të dhunuar nga 20 vjeçari i droguar

by Java News
05/03/2017 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorina ka kaluar një fëmijëri shumë të trishtë për shkak të problemit të vëllait të saj me drogën. Ajo vjen nga qyteti i Lushnjes dhe vazhdon shkollën e lartë në degën e Italishtes në Tiranë. Ajo tregon në studion e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” historinë e vëllait të saj, ku në moshën 16 – vjeçare prindërit e kanë çuar në Greqi për të ndjekur një shkollë profesionale, për një të ardhme më të mirë. Por kjo dëshirë e prindërve duket se iu kthye mbrapsh, pasi ai filloi të sillej ndryshe nga zakonisht.

Dorina tregon më tej se ai vinte shumë shpesh në Shqipëri dhe në xhepat e tij gjeje më shumë para sesa bashkëmoshatarët. Nëse prindërit nuk mund t’ia plotësonin dëshirën ai zgjidhte të mos shkonte më në shkollë. Kjo histori zgjati për vite me rradhë dhe ekonomia e familjes së Dorinës sa vinte dhe shkonte drejt rënies. Në shtëpi punonte vetëm babai duke u marrë me bujqësi në Lushnje. Sjellja jo e këndshme e vëllait arriti deri në atë pikë sa ai filloi të ushtronte dhunë në shtëpi. Kjo gjë u bë e patolerueshme dhe ata vendosën ta denoncojnë këtë rast.

“Ai filloi të ushtrojë dhunë tek ne që në moshën 20- vjeçare. Në atë kohë ne kemi kuptuar se ai ishte përdorues droge. Nga denoncimi që i bëmë bëri disa muaj burg dhe tani jeton në një qytet tjetër, për të nisur një jetë të re. Ai po punon për veten e tij dhe nuk kërkon më para në shtëpi sepse ai u kthye në një forcë shkatëruese për ne dhe për veten e tij. Por drogën ende nuk e ka lënë.”

Në sjelljet që ka bërë vëllai i Dorinës është penduar më pas, por më kot sepse historia përsëritej nga e para. Prindërit janë ata që vuajnë shpirtërisht sjelljet e fëmijëve dhe sigurisht që prindërit e Dorinës çdo ditë e më tepër vuajnë për të, teksa e dinë që ai drogohet.

“Edhe unë ndjej dhimbje dhe do të doja ta ndihmoja në çfarëdolloj mënyre vetëm që ai të lë drogën. I kam folur shumë herë për të mirën e tij, por më kot.”

Dhembshuria e motrës për vëllain është e pashmangshme, por ai i ka bërë zgjedhjet në jetë. Dorina sot kishte vendosur të thërriste mamin në rubrikën “Ka një mesazh për ty” pasi ajo e di shumë mirë që nëna e saj është e dërrmuar nga kjo histori edhe pse hiqet e fortë në syrin e të bijës.

“Unë dua ta shikoj gjithmonë të buzëqeshur. Ajo ka edhe një merak për mua. Dëshiron që unë ta bëj krenare dhe ky është misioni im.”

Mamaja e Dorinës, Donika erdhi në studion e “E Diela Shqiptare” e cila gjithmonë ka pasur dëshirë të ishte aty për të marrë pjesë në rubrikën “Edhe unë këndoj”.

Donika: Më në fund erdha!

Ardit Gjebrea: Pa të shikojmë se kush të ka thirrur se mos është Aleksandër Gjoka dhe kërkon të të këndoj me ty?

Donika: Aq më mirë!

Biseda në studio nis në formën e shakasë, ku Ardit Gjebrea i thotë Donikës se nga ana tjetër e murit është dhëndrri i ardhshëm dhe ka ardhur t’i kërkojë dorën për vajzën. Nga karakteristikat që ka ky dhëndërr imagjinar Donika nuk pranon në asnjë mënyrë që t’ia japë vajzën. Por ajo e dinte që e gjitha ishte një shaka dhe ia ndjente zemra që nga ana tjetër e murit ishte pikërisht vajza e saj e shtrenjtë.

“Mami kam ardhur këtu sot për të të falenderuar për çdo sakrificë që ke bërë për mua dhe dua të më japësh fjalën, që duke filluar që nga sot të të shoh të buzëqeshur dhe jo të të shikoj me lot në sy. Gjithashtu të jap fjalën që do të të bëj krenare, ashtu siç ti dëshiron.”

Donika përveçse merr mesazhin e bukur nga vajza e saj, plotëson edhe ëndrrën e saj për të kënduar në një skenë bashkë me Ardit Gjebrenë. /tvklan.al

Next Post
Krimi makabër në Këlcyrë, flet gruaja e viktimës: Burri ka patur konflikt me ish- komandon para një viti

Krimi makabër në Këlcyrë, flet gruaja e viktimës: Burri ka patur konflikt me ish- komandon para një viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

October 28, 2026
Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

October 28, 2026
BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In