• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajmërimi i Patozit/ Opozita parlamentare po krijon partinë e saj politike

by Java News
20/04/2019 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi tha mbrëmjen e së premtes së grupet e reja parlamentare janë drejt krijimit të një forcë politike. Deklaratat erdhën në studion e emisionit “Java në RTSH” ndërsa Patozi tha se ky nuk është vetëm një opinion, por edhe një informacion që ai ka.

Ai u shpreh se do të jetë pjesë e forcës së re politike, ndërsa komenti se ky është një zhvillim natyral i deputetëve opozitarë.

“Unë do ta mbështes idenë e krijimit të atyre partive duke qenë edhe pjesë e tyre. Personalisht e nxis krijimin e një lëvizje të re, që mund të jetë parti, front etj. Ky është një opinion dhe një informacion që unë kam. Shumë shpejt mund të ndodhë diçka e tillë. Mund të jetë çështje orësh apo ditësh. Kjo do të ndodhë pa diskutim” – tha Patozi.

Ai komentoi edhe rolin e deputetëve të rinj, duket shtuar së është e drejta e tyre të jenë opozitarë dhe demokratë.

“Ka një lloj abuzimi kur duan ta ngatërrojnë Partinë Demokratike me të qenit opozitar. Deputetët e rinj nuk thonë se jemi PD, por shprehen se janë demokratë. Kjo është e natyrshme pasi vijnë nga listat e Lulzim Bashës dhe kanë një kauzë të tyren. Për këtë arsye ngritën edhe grupet parlamentare” – shtoi ai.

Patozi tha se nëse do të ishte deputet, do të merrte të njëjtin vendim si Rudina Hajdari apo Myslim Murrizi, duke qëndruar në Kuvend.

Sa i përket qëndrimit të Bashës dhe Krymadhit, se nuk ka zgjedhje pa Edi Ramën, Patozi tha se kjo nuk është arsye për të braktisur procesin.

“Ky është një qëndrim i tyre dhe t’i dalin Zot ata. Unë kam një qëndrim të ndryshëm, mendoj se duhet t’i rrinë përballë Edi Ramës dhe ta mundin në zgjedhje. Opozita nuk është një repart ushtarak me në krye një komandant. Mund të ketë pesë opozita që secila e kundërshton në mënyrën e saj qeverinë” – tha ish deputeti demokrat.

Astrit Patozi shtoi se opozita e braktisi arenën politike pikërisht në momentin kur sondazhet janë në favor të saj. Ai u shpreh se në këto kushte, PD dhe LSI duhet të hyjnë në zgjedhje pa e menduar gjatë.

Ndërkohë që për ish-anëtarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, shoqëria është aq e pjekur saqë të mos e djegin vendin nën drejtimin e opozitës jashtëparlamentare.

“Të shkojë loja politike deri në përplasje civile, kjo është e papërgjegjshme. Unë besoj se këtë konflikt nuk mund ta shkaktojnë politikanët, por vetë shoqëria. Dhe ajo është mjaft e pjekur për të mos e bërë këtë. Megjithatë unë mendoj se opozita është e vonuar për djegien e mandateve. Sot ne jemi në një situatë ku djegia e mandateve nuk ka dhënë një rezultat. Sigurisht që zgjedhjet janë mënyra sesi votuesit mund të përfaqësohen. Unë nuk e kuptoj dot sesi mund të pengohen zgjedhjet. Shpresoj që të krijohen mekanizmat që edhe populli opozitar të përfaqësohet, pavarësisht mospjesëmarrjes së PD-LSI etj” – tha Topollaj në studion e emisionit ‘Java në RTSH’.

Next Post
Memet/ Sërish politikanët dërrmohen në mediat sociale

Memet/ Sërish politikanët dërrmohen në mediat sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In