• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajmërim publik për Belind Këlliçin: Keni një kallëzim për shpifje në Gjykatën Penale, e kotë të fshiheni si Çlirim Gjata!

by Carlo Bollino
02/01/2025 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Dihet tashmë që klani i Berishës ka një alergji serioze ndaj drejtësisë. Sali Berisha përfundoi në arrestin shtëpiak vetëm për të shmangur detyrimin e paraqitjes të vendosur nga GJKKO, që ishte masa më e lehtë për një të akuzuar për korrupsion. Për vite të tëra, ai ka shmangur çdo formë drejtësie, dhe kultura e tij përbuzëse ndaj gjyqtarëve dhe institucioneve ka ndikuar edhe ndjekësit e tij, përfshirë më të rinjtë, të cilët, pavarësisht moshës, nuk tregojnë asnjë përpjekje për të qenë më të mirë se lideri i tyre.

Në listën e të tillëve del edhe Belind Këlliçi. Këlliçi ka marrë një kallëzim penal për shpifje së bashku me Jamarbër Malltezin në Gjykatën Penale të Tiranës nga Carlo Bollino, por ndërsa Jamarbri ka dërguar avokatin e tij në gjykatë, Belo vazhdon të fshihet, duke pretenduar se nuk është informuar. Në seancën e parë, të zhvilluar më 25 nëntor, Belo mungoi dhe gjykatësja informoi se njoftimi dërguar në adresën e tij për ta lajmëruar për seancën ishte refuzuar.

Avokati i Carlo Bollinos sugjeroi që njoftimi t’i dërgohej edhe në selinë e Partisë Demokratike, ku Këlliçi qëndron vazhdimisht. Në këtë rast, në fakt, njoftimi është marrë, siç e pranoi vetë Këlliçi në një intervistë për televizionin e familjes Berisha më 2 dhjetor: “Më 27 shtator Carlo Bollino hedh në gjyq për shpifje Jamarbër Malltezin dhe Belind Këlliçin, për akuzat që ne i kemi bërë. Padia më ka ardhur vetëm para katër ditësh (…) pasi kishte mbaruar orari i seancës vjen njoftimi zyrtarisht në PD me zarf, për të thënë që u njoftuam dhe s’paskemi shkuar për të thënë se kemi frikë Bollinon.”

Pra, Belind Këlliçi ka pranuar publikisht që ka marrë njoftimin! Por sot (18 dhjetor), në seancën e dytë, Këlliçi nuk u paraqit përsëri dhe gjykatësja raportoi se njoftimi ishte refuzuar prapë. Kjo do të thotë që Këlliçi ka gënjyer edhe në gjykatë!

Për të shmangur që të përsëritet rasti i Çlirim Gjatës, bëjmë një njoftim publik për Belind Këlliçin: seanca e tretë është caktuar më 27 janar, ora 10:30! Çlirim Gjata, për të shmangur një dënim për shpifje, është fshehur për më shumë se një vit e gjysmë. Edhe në shtëpinë e tij, postierit të gjykatës i është thënë që nuk e njihnin. Në fund, gjykatësja e gjykatës civile u detyrua ta informonte Çlirim Gjatën me “shpallje,” duke e publikuar njoftimin në derën e gjykatës, siç bëhet zakonisht për të kërkuarit ose mashtruesit. Për një proces penal, procedura e njoftimit “me shpallje” nuk ekziston, kështu që për ta gjetur Belind Këlliçin, nëse nuk paraqitet, detyra do t’i kalojë policisë!

Presim që ai të paraqitet në gjykatë pa frikë dhe në formë vullnetare. Nëse ai dhe Jamarbër Malltezi kane thënë të vërtetën dhe kanë dokumente për të provuar që akuzat e tyre nuk janë shpifje, nuk kanë asgjë për të pasur frikë. Po atëherë përse Belo fshihet si një fajtor?

Next Post
Lufta e një nëne! Historia e trishtë e 77-vjeçares në Kukës, shet fruta për t’u kujdesur edhe për të birin invalid

Lufta e një nëne! Historia e trishtë e 77-vjeçares në Kukës, shet fruta për t’u kujdesur edhe për të birin invalid

Comments 4

  1. Arbeni says:
    1 year ago

    Dava maskarenjsh,dava legenash të sali malokut.

    Reply
  2. Najada Taçi says:
    1 year ago

    Tek Bollino i paska mbetur lapsi gjykatës?
    Plehera mos u merrni më me njerëzit e ndershëm, por arrestoni Veliajn, se nese vonoheni dhe 1 javë, do shkoni brenda të gjithë me të. Kriminela antishqiptare.

    Reply
  3. Najada Taçi says:
    1 year ago

    Po 30 milionë eurot e Rezart Taçit dhe Ndraghetes, pse nuk ndihet Dumani?
    Po per transaksionet e ABI Bank, pse rrini si të pagojë e të shurdhër?

    Reply
  4. Patriarku says:
    1 year ago

    Kur bën ti analizë që erdhe me ndihmën e ndyrsillëqeve politike në Shqipëri dhe Itali, normal që do lëpish atje ku ka më shumë gjatësi (prostitutës i vjen anës ti, se ka më dinjitet se ty, eskortës po ashtu i vjen anës. Gjeje vet ça je). Ti je i pari që duhesh në Spak për çdo info që jep për këdo si i korruptuar. Nga i di ti gjërat??? Pse s’vete ti thuash në institucionet përkatëse?? Kjo të bën më ordiner se tjerët që po shan

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In