• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajme të mira! Imuniteti natyror ndaj SARS-CoV-2 zgjat deri në 12 muaj

by
27/04/2021 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti sjell lajme pozitive mbi imunitetin natyror ndaj SARS-CoV-2.

Alihmehmeti shpjegon nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebokk” se nga disa studime të realizuara është zbuluar se individët që e kanë kaluar Covid-19 , kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga riinfektimi deri në 12 muaj ndoshta edhe më gjatë, pas fillimit të simptomave.

“Miqtë e mi, imuniteti natyror i evoluar në qindra mijëra apo miliona vite funksionon mjaft mirë, pavarësisht kritikave mediatike dhe pseudoshkencore ndaj tij”, thotë Alimehmeti.

Statusi i plotë: Lajme të mira mbi imunitetin natyrore ndaj SARS-CoV-2 miqtë e mi! Sa më shumë kalon koha nga shfaqja e SARS-CoV-2 në popullatë, aq më të gjata në kohë bëhen studimet mbi imunitetin natyror te personat që e kanë kaluar infeksionin.

Rishtazi, një studim i kryer në Ishujt Faroe (territor autonom i Mbretësisë së Danimarkës) ndoqi në nivel të popullatës të gjithë personat që e kaluan COVID-19 gjatë valës së parë dhe të dytë.

Gjetja kryesore? PËRGJIGJA NATYRORE E ANTITRUPAVE ANTI-SARS-CoV-2 ZGJAT DERI NË 12 MUAJ! Ngjashmërisht me studime të tjera ata gjejnë se nivelet e antitrupave IgG bien goxha gjatë 7 muajve të parë. Pas 7 muajve, antitrupat vazhdojnë bien, por ritmi i rënies ngadalësohet duke qëndruar relativisht të qëndrueshëm në periudhën 7 deri 12-mujore pas infektimit.

Niveli i antitrupave nuk shfaqi ndryshime ndërmjet meshkujve dhe femrave në ecurinë kohore.

Autorët dalin në përfundimin se: Rezultatet tona tregojnë se individët që e kanë kaluar COVID-19 kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga reinfektimi deri në 12 muaj pas fillimit të simptomave dhe ndoshta edhe më gjatë.

Pra, miqtë e mi, imuniteti natyror i evoluar në qindra mijëra apo miliona vite funksionon mjaft mirë, pavarësisht kritikave mediatike dhe pseudoshkencore ndaj tij.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

/b.h

Next Post
A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit?! Kur ishte Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit, djalit të dajës

LSI pësoi disfatën më të madhe, qytetarët “masakrojnë” Petrit Vasilin: Pension të mbarë shoku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Është e madhe dhe e hareshme sepse nuk ka (ende) gjë për të ndarë

June 11, 2026
Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

June 11, 2026
Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

June 11, 2026
Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër…

Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër…

June 11, 2026
Jennifer Lopez shfaq “anën e saj të errët”: Do të bëja seks me të gjithë aktorët e ‘True Romance’

Jennifer Lopez shfaq “anën e saj të errët”: Do të bëja seks me të gjithë aktorët e ‘True Romance’

June 11, 2026
Presidenti izraelit flet për ekranin shqiptar: Irani nisi çdo gjë, njerëzit tanë u masakruan

Presidenti izraelit flet për ekranin shqiptar: Irani nisi çdo gjë, njerëzit tanë u masakruan

June 11, 2026
“Lufta SHBA-Iran e ka çuar ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga COVID-19”

“Lufta SHBA-Iran e ka çuar ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga COVID-19”

June 11, 2026
Ndeshjet që nuk duhen humbur në fazën e grupeve të Botërorit 2026

Ndeshjet që nuk duhen humbur në fazën e grupeve të Botërorit 2026

June 11, 2026
Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

June 11, 2026
Botërori nis me gola dhe kartonë të kuq, Meksika bën detyrën

Botërori nis me gola dhe kartonë të kuq, Meksika bën detyrën

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In