Menaxherja e Michael Schumacher, Sabine Kehm, ka njoftuar për gjendjen jo të mirë shëndetësore të kampionit të Formula 1. Ajo ka thënë se Schumacher nuk është mirë, duke mohuar lajmin se legjenda e Formula 1 është duke u përmirësuar.
Schumacher vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, pas aksidentit që pati në alpet e Francës derisa po skijonte.