• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Lajme jo të mira për administratën, s’ka shtesë rroge, përveç pensionistëve

by Java News
31/07/2018 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk do të ketë për këtë vit rritje të pagave të punonjësve të administratës. Qeveria ka shtyrë për vitin tjetër rritjen e pagave për mësuesit, mjekët, infermierët apo punonjësit e Policisë.

Ndryshimet u miratuan në aktin normativ të buxhetit të vitit 2018. Akti normativ anulon rritjen e pagave, ku në buxhetin fillestar të miratuar nga Kuvendi ishte parashikuar fondi prej 10 milionë dollarë. Por sipas kuadrit makroekonomik fiskal për periudhën 2019-2021 të miratuar nga qeveria, për vitin 2019 është parashikuar 1 miliard lekë apo 10 milionë dollarë për politika të reja pagash që do të përdoren për kategoritë si mësuesit, mjekët apo punonjësit e Policisë.

Ndryshe nga punonjësit e administratës, pensionistët do të përfitojnë këtë vit edhe shtesën e pensionit të muajit korrik dhe shpërblimin e fundvitit. Në aktin normativ qeveria miratoi fondin prej 30 milionë dollarësh për shpërblimet e fundvitit, ku mesatarisht një pensionist do të përfitojë 5 mijë lekë bonus.

PAGAT

Qeveria shtyn për vitin tjetër rritjen e pagave. “Fondi për rritjen e pagave prej 1,000 milionë lekësh shpërndahet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bazë të nivelit të pagave që miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Shumat e shpërndara nga ky fond shtojnë kufijtë e miratuar në nenet 3, 5 dhe 17 si dhe në tabelën 1, që përmendet në nenin 10, të këtij ligji”, thuhej në nenin 14 të ligjit të buxhetit. Por akti normativ i buxhetit i miratuar nga qeveria shfuqizon fondin prej 1 miliard lekësh që do të përdorej për rritjen e pagave.

Për këtë vit nuk do të këtë rritje pagash, ku kategoritë përfituese do të ishin mësuesit dhe mjekët. Qeveria parashikon të vazhdojë rritjen e pagave për 3 vitet e ardhshme. Sipas të dhënave të kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2019-2021, për vitin 2019 do të përdoren 1 miliard lekë për politika të reja pagash. Fondi do të jetë me rritje për vitit 2020 dhe 2021. Qeveria parashikon që për këto dy vjet të përdorë, fondin me vlerë 1,3 miliardë lekë për rritjen e pagave.

PENSIONET

Ndryshimet e buxhetit shtuan fondin prej 3 miliardë lekësh apo 30 milionë dollarë për pensionistët. Ky fond do të përdoret për shpërblimet e fundvitit apo siç njihet ndryshe paketa e solidaritetit. Pensionistët parashikohet të për fitojnë 5 mijë lekë bonus me rastin e festave të fundvitit. Përfitues do të jenë 650 mijë pensionistë të ndarë në 9 kategori në të gjithë vendin. Ashtu si edhe këtë vit, edhe në vitet e tjera qeveria do të vazhdojë politikën e indeksimit të pensioneve.

Për rritjen e pensioneve këtë vit transferta nga buxheti ishte 1, 470 milionë lekë. Për vitin 2019, fondi për indeksimin e pensioneve do të jetë 2,940 milionë lekë. Fondi për rritjen e pensioneve do të shënojë rritje për vitet 2020 dhe 2021 dhe do të jetë përkatësisht në vlerën e 3,120 milionë lekëve. (Panorama)

 

 

Next Post
Liberalizimi i vizave josh serbët për pasaportat e Kosovës

Liberalizimi i vizave josh serbët për pasaportat e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

March 26, 2026
Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In