Kishte vetëm pak kohë që kishte krijuar sërish kontakte me të ëmën, pas 9 vitesh që nuk flisnin dhe tashmë Elton John është detyruar të ndahet përgjithmonë prej saj. Ai nën të ditur se Sheila Farebrother, nëna e tij mbylli sytë këtë mëngjes. 70-vjeçari nuk fliste me nënën e tij Sheila Farebrother për rreth 9 vjet, deri në maj të këtij viti.
Ai ka postuar një foto të të dyve në Instagram ku shkruan: “Jam shumë i trishtuar tu bëjë të ditur se nëna ime ndërroi jetë këtë mëngjes. E pashë vetëm të hënën e shkuar dhe jam shokuar. Udhë të mbarë nënë. Faleminderit për gjithçka. Do më mungosh shumë. Me dashuri, Elton”.
Në maj ai postoi një foto të të dyve në të shkuarën duke festuar rilidhjen me znj. Farebrother në Ditën e Nënës në Amerikë. “Shumë i lumtur që u lidhëm prapë. Me dashuri, Elton”, shkruante këngëtari në atë kohë.
Sër Elton dhe nëna e tij u ndanë në 2008, pasi ajo refuzoi kërkesën e tij për të mos folur me dy miq të tij të vjetër. Ajo rrëfeu për Daily Mail se djali i saj e telefonoi duke e urdhëruar të priste çdo kontakt me Bob Halley, shoferi personal i Elton, të cilin e pushoi nga puna pas 30 vitesh shërbim, dhe John Reid, me të cilin ishte ndarë.
“I thashë se nuk kam ndërmend të ndahem me ta. Bob është si një djalë për mua. Ai ka qënë gjithmonë i mrekullueshëm dhe ka jetuar pranë nesh duke u kujdesur për mua”, ka thënë Sheila. I biri më pas kishte mbyllur telefonin duke i thënë se e urrente.