• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Lajm i keq për buxhetin, shteti duhet t’i kthejë 37 mln dollarë Bankers-it

by A R
29/08/2016 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajm i keq për buxhetin. Audituesi ndërkombëtar i pajtuar për të zgjidhur konfliktin e taksave mes qeverisë shqiptare dhe “Bankers Petroleum” i ka dhënë të drejtë kompanisë kanadeze.

Ky vendim detyron qeverinë t’i kthejë mbrapsht kompanisë së natës 57 milionë dollarë taksa, nga të cilat 37 milionë janë arkëtuar sakaq në buxhet.

Konflikti mes palëve kulmoi vitin e kaluar, kur Tatimet bllokuan llogaritë bankare të “Bankers Petroleum”, por zanafilla e tij është viti 2011.

Një raport i Agjencisë së Burimeve Natyrore gjeti se në 2011-n “Bankers” kishte raportuar mbi 300 milionë dollarë shpenzime të pajustifikuara, duke shmangur pagesën e tatimit mbi fitimin.

Pas llogaritjeve, administrata tatimore deklaroi se përmes këtij veprimi kompania kishte shmangur 57 milionë dollarë taksa. Si rezultat, Tatimet bllokuan llogaritë e kompanisë, e cila kërcënoi me arbitrazh. Pas debateve, u ra dakord në një zgjidhje.

“Bankers” pranoi të paguante detyrimin me këste për 12 muaj, por në të njëtën kohë palët ranë dakord që të pajtonin një auditues, i cili do të shqyrtonte konfliktin. Sipas marrëveshjes, vendimi i audituesit do të ishte përfundimtar.

Këtë të hënë paneli auditues i përbërë nga “Price Ëater House Coopers” dhe “Navigant” bëri publik raportin, ku i japin të drejtë “Bankers” dhe rrëzojnë qeverinë.

“Vendimi është një zgjidhje përfundimtare dhe si i tillë autoritetet në Shqipëri do të përcaktojnë mekanizmin e duhur për të rimbursuar “Bankers” për pagesat e bëra deri më tani”, thotë vendimi.

Vendimi i audituesve detyron qeverinë shqiptare t’i kthejë mbrapsht kompanisë kanadeze 37 milionë dollarë që ajo ka paguar deri më tani dhe të heqë dorë nga pretendimi për të arkëtuar 20 milionë të tjera.

Dhe kjo është një shumë, e cila do të shkaktonte jo pak probleme për buxhetin, pasi është gati dy herë më e madhe se ulja e të ardhurave që qeveria miratoi në korrik. /tch/r.a

Next Post
Norvegji/ Një rrufe e vetme vret 300 drerë

Norvegji/ Një rrufe e vetme vret 300 drerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In