• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta aktivisti i njohur shqiptar në Amerikë

by A R
29/07/2021 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare aktivisti shqiptar në SHBA, Gjergj Balaj.

Lajmi bëhet me dije nga Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, e cila thotë se Gjergji ishte atdhetar, fetar dhe aktivist i njohur.

Gjithashtu një shkrim lamtumire i është kushtur Balajt edhe nga Gazeta Dielli, në të cilën thuhet se Gjergj Balaj ishte “një njeri i respektuar dhe i dalluar në komunitetin shqiptar në Neë York dhe më gjërë. Një ikje e parakohshme, një vdekje tronditëse, një ndarje pikëlluese që lë një boshllëk të përjetshëm tek familja, miqtë e afërm dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Me ikjen e Gjergjit iku një pjesë e secilit nga ata që e njohën dhe ndanë emocione të mëdha siç dinte ti falte vetëm i paharruari Gjergj Balaj”.

Shkrimi i plotë në Gazetën Dielli:

New York, më 28 Korrik, mes lotësh, dhimbjes së madhe, trishtimit të thellë dhe brengës në shpirt, qindra miq, familjarë, patriotë, vatranë e autoritete fetare përcollën për në banesën e përjetshme shqiptaro-amerikanin Gjergj Balaj. Një njeri i respektuar dhe i dalluar në komunitetin shqiptar në Neë York dhe më gjërë. Një ikje e parakohshme, një vdekje tronditëse, një ndarje pikëlluese që lë një boshllëk të përjetshëm tek familja, miqtë e afërm dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Me ikjen e Gjergjit iku një pjesë e secilit nga ata që e njohën dhe ndanë emocione të mëdha siç dinte ti falte vetëm i paharruari Gjergj Balaj.

Energjik, pasionant, patriot i flaktë, katolik i devotshëm, njeri i respektuar dhe zemërbardhë, fisnik i pakrahasueshëm, prind i dashur, bashkëshort shembullor, mik besnik e atdhetar i flaktë, Gjergj Balaj do të mbetet përjetë në memorien e të gjithë atyre që e njohën dhe gëzuan emocione të veçanta nën shoqërinë dhe fisnikërinë e tij. I dashur, i qeshur, sfidues, këmbëngulës, i fortë, Gjergj Balaj ishte për të gjithë ata që patën fatin ta njohin një shumbull i fortë dhe model i shëndoshë në shoqëri dhe kudo. I kudogjendur, i kudondodhur, Gjergj Balaj e jetoi jetën në çdo moment, shijoi shpejt çdo pasion si për të na treguar se do ikte shpejt prej nesh, përgjithmonë. Gjergji gjithmonë ishte i kudogjendur dhe jepte gëzim dhe shpirtin e tij për miqtë e familjen, këtë herë ai na befasoi, ashtu si vdekja e tij e befasishme. Një ikje që na lë të shtangur e të vrarë, por besimi në jetën e pasosur dhe ngjalljen prej së vdekuri na jep motiv se me Gjergjin do takohemi një ditë shpejt. Gjergji ishte gjithmonë kudo i pari, ndërsa në ceremoninë mortore të organizuar në Kishën Zoja e Shkodrës, ai erdhi i fundit.

Në arkëmortin e bardhë si shpirti i tij i madh dhe i bardhë, mbështjellë me pelhurën e paqes si simbol i jetës e veprave të bardha e të mira të Gjergjit, ai u ndal për të na përshëndetur për herë të fundit. Edhe këtë herë kishte shumë njerëz e miq të panumërt rreth vetes, ashtu siç Gjergji ishte i rrethuar gjithmonë nga miqtë e shokët e tij. Në Kishën Zoja e Shkodrës, në vendin ku ulej gjithmonë Gjergji familjarisht, dje ishin ulur miqtë e tij nga Vatra dhe Imami Gaz Aga, një mik i çmuar i Gjergjit. Në predikimin e lamtumirës Ipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, miku më i ngushtë i Gjergj Balës, tha se askush në këtë botë nuk e kishte menduar se Gjergj Balaj do na kishte mbledhur në funeralin e tij. Gjergji na mblidhte veç për gëzim, veç për moment të bukura. “Nuk është e lehtë me gjet fjalët për ikjen e një njeriu të jashtëzakonshëm si Gjergj Balaj. As në imagjinatën tonë më ekstreme nuk mund ta kishim mendu se sot do ishim mbledhë për vdekjen e Gjergj Balës. Nuk do kisha dashtë kurrë me e ba këtë predikim sot. Do donim të gjithë që kjo të ishte një andërr dhe ta shihnim Gjergjin teksa merrte avionin për në Shqipëri e ta shihnim bashkë me Aidën duke iu ngjitur maleve të bukura të Shqipërisë dhe duke shkelur dheun e të parëve që aq shumë e deshi. Jo vetëm miqtë e tu të panumërt o Gjergj, por edhe alpet, shtigjet, bjeshkët, malet, bora e pa shkrime e tyne, rrjedha e Drinit, ujëvarat, liqenet, deti i Sarandës, Pogradeci, Korça, sot po qajnë për ty o Gjergj. Kur mendojmë se hapat e tu s’kanë me i shkel ma kurrë, s’do jetë kurrë ma si më parë për të gjithë ata njerëz që të kanë dashtë o Gjergj. Do jetë e vështirë për Aidën, djemtë dhe të gjithë ne që të njohëm. Janë të shumtë njerëzit që janë trondit nga ikja jote o Gjergj, janë nga veriu dhe jugu i Shqipërisë, nga Kosova, Mali i Zi, Italia, Belgjika, Kanadaja, Amerika. Dhe sikur të kishe qenë udhëheqës shteti apo Ipeshkv s’do kishe qenë kaq i dashur e i respektuar si ti o Gjergj Bala. Kudo keni shku bashkë me Aidën dhe keni dhanë shembull të një familje të bukur, të qeshur, dhe të lumtur. Na fal o Gjergj nëse ndonjëherë nuk të kemi kuptuar plotësisht. Lutju Zotit për ne, ashtu siç ne po lutemi për ty sot. Kaq shumë miq dhe kaq shumë lot që derdhen për Gjergj Balën sot duhet të bëjnë krenar Aiden dhe djemtë e tij për kaq shumë dashuri e respekt që ka mbjellur Gjergji kudo ku ka shku. Sot ne ia besojmë shpirtin e Gjergjit Zotit, dhe Aidën e djemtë Agron, Martin, Dardan, kujdesit të hyjit dhe dashurisë së njerëzve. Qofsh i parajsës o Gjergj Balaj dhe Zoja e bekuar të shoqëroftë në lumninë e engjëjve e të shenjtërve” përfundoi fjalën prekëse Ipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, miku më i ngushtë i Gjergjit. Djali i i madh Gjergj Balajt, Agroni dhe mbesa e tij Sofia në fjalën e lamtumirës përveç betimit për ta dashur e përkujtuar gjithmonë, ata theksuan dashurinë dhe madhështinë e Gjergjit si familjar, mik e shok i veçantë. Në funeralin e lamtumirës në varreza miku i ngushtë i familjes Balaj, Simon Qafa falenderoi në emër të familjes dhe kujtoi vitet plot emocione të forta dhe miqësinë e veçantë me Gjergjin e familjen tij. Në drekën e lamtumirës shtruar nga familja e Gjergjit në nder të kujtimit për të dhe përshpirtshmërisë ndaj tij, familja ndezi qiriun e shenjtë si simbol i dritës, pavdekësisë dhe përjetësisë. Gjergji fluturoi drejtë qiellit dhe dritë e shpirtit të tij fisnik do të ndriçojë përjetë familjen dhe miqtë e tij. Lamtumirë Gjergj Balaj, Zoti të pastë në parajsën e tij, në mbretërinë e ëngjejvë dhe të shenjtërve.

/a.r

Next Post
Boris Johnson “luftë” me çadrën, incidenti shkakton të qeshura tek të pranishmit

Boris Johnson “luftë” me çadrën, incidenti shkakton të qeshura tek të pranishmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Michel de Montaigne dhe Shefqet Peçi

January 23, 2026
Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

January 23, 2026
Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

January 23, 2026
Flota amerikane drejt Iranit. Sa afër është sulmi?

Flota amerikane drejt Iranit. Sa afër është sulmi?

January 23, 2026
Protesta e 24 janarit, “blindohen” dyert e kryeministrisë

Protesta e 24 janarit, “blindohen” dyert e kryeministrisë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In