Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës.
Paraprakisht raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur, teksa ende nuk dihet dinamika e ngjarjes.
Objektivi i të shtënave mendohet të jetë 30 vjeçari Kevin Hajrullah, teksa plumbat nuk kanë kursyer dhe një të mitur që shiste fruta-perime në dyqanin e familjes.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
/a.r