• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Grenell do të mbulojë dhe Ballkanin”, Buzhala: Informata si “u gatua” arrestimi i Thaçit

by A R
18/12/2024 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Berat Buzhala ka folur në lidhje me emërimin e Richard Grenellit në administratën Trump si i Dërguar Special i Presidentit për Misione të Veçanta në disa prej pikave më të nxehta në botë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Buzhala është shprehur me bindje se Grenell do të mbulojë edhe Ballkanin teksa ka shtuar se “ai do të ndërhyjë edhe tek çështja e arrestimit të Hashim Thaçit”.

Berat Buzhala: Është post që për herë të parë jepet në Shtëpinë e Bardhë, i Deleguar për Misione Speciale nëpër botë. Ambicia e tij është Sekretar Shteti. Grenell do të futet në kriza të ndryshme globale. Do të mbulojë edhe Ballkanin. E kam konfirmim nga ana e tij. Aty ku do të ndërhyjë më së shumti që pritet dora e parë e Grenellit është çështja e tribunalit special ku mbahet Hashim Thaçi, Kadri Veseli. E ka peng. Ai e di këtë gjë. Ai më ka thënë që “Thaçi është arrestuar për shkak të Donald Trump”.

Do të ketë edhe informata më të detajuara se si është gatuar çështja e arrestimit të Hashim Thaçit. Ka biseda të përgjuara që e konfirmojnë rastin e Thaçit, që lidhin burgosjen e Thaçit me dëmtimin politik të Trumpit. Ka edhe njerëz që e dëshmojnë komunikimin e tyre me Jack Smith që ka qenë prokuror, pra Jack Smith ka biseduar me njerëz, me shqiptarë, i ka nxitur që të falsifikojnë të dhëna kundër Thaçit.

Në fillim të kësaj jave, prokurori, kryeprokurori i Hagës, kryegjytari i Hagës dhe diplomatë të BE-së që janë aty kanë pasur takim, ata po funksionojnë si një trup i vetëm. Ata ju kanë thënë diplomatëve të huaj se “kur të vijë Grenall, po frikësohemi se do ta lirojë Thaçin”. Njëra prej hapave të parë që ka për të marrë administrata Trump do i japë një zgjidhje kësaj. Grenell ka njohuri për kriza të thella globale. Ai është njohës shumë i mirë i Ballkanit. Ai ka sjellë familjen e Trumpit në Shqipëri. Ai më ka thënë që do e mbulojë edhe Ballkanin.

Kujtojmë se Grenell ka qenë ish-i dërguari i posaçëm i gjatë mandatit të parë presidencial të Trampit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në periudhën mes viteve 2019–2021.

Next Post
Policia jep detaje për atentatin në Vlorë! Gjendet një automjet i djegur, dyshohet se…

Policia jep detaje për atentatin në Vlorë! Gjendet një automjet i djegur, dyshohet se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com