• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia mësyn në shtëpinë e ‘Big Brother’ arrestohet konkurrenti Liam Osmani

by A R
03/03/2024 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E paprecedentë!

Konkurrenti i Big Brother Vip 3 është ndaluar nga policia, Liam Osmani.

44 vjeçari në 2022-in u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 6 muaj burg për përvetësimin e 17 biletave turistike në Gjermani nëpërmjet mashtrimit, duke mos paguar për çmimet e tyre përkatëse.

Kujtojmë se Osmani u bë dje pjesë e spektaklit të Big Brother, duke u futur në garë për çmimin prej 100 mijë euro, por siç duket ka harruar problemet me drejtësinë.

Ka qenë prokuroria ajo që ka urdhëruar ekzekutimin e masës së dhënë nga gjykata.

“Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 4 Mars 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com