• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau përdhunuesin e saj, Presidenti Nishani i fal Nazime Vishës dënimin e mbetur

by Aalison Pearse Stevens
25/03/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vendos të falë Nazime Vishën. Me kërkese të ministrit të drejtësis, Ylli Manjani, kreui shteti ka nxjerrë sot dekretin me anë të së cilit ai shpall faljen e Nazime Vishës nga vuajtja e mëtjeshme dënimit. Kreu i shtetit e ka argumentuar faljen e saj duke marre parasysh nje seri rrethanash. “E denuara ka kryer 1/3 e denimit. Tek kerkuesja vleresova pendesen ndaj aktit nga ana e te denuares”, eshte shprehur Nishani. Nazime Visha ishte denuar me 10 vjet heqje lirie, me akuzen per “vrasje me paramendim”. Prej kohesh shume personalitete, organizata joqeveritare, si dhe titullare institucionesh kane kerkuar faljen e saj, per faktin se ajo kreu krimin ne kushte shume te renduara, pasi per nje kohe te gjate ka qene objekt abuzimi nga personi qe ajo i mori jeten. Dekreti i sotem e fal ate nga vuajtja e metjshme e denimit, si dhe krijon mundesin per fillimin e nje jete te re per Nazime Vishen.

(javanews.al) M. A

Arsyetim i Presidentit “Për  Falje Dënimi” te Nazime Vishes

Mbështetur në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin nr. 10295, datë 01.07.2010 “Për Faljen”, vendosa të shqyrtoj kërkesën dhe dokumentacionin ligjor, për faljen e të dënuarës Nazime Beqir Visha, paraqitur nga Ministri i Drejtësisë, së bashku me propozimin e tij, për pranimin e kësaj kërkese ( Nr.1345/4 prot, dt.26.02.2016).

Nga dokumentacioni rezultoi se kërkuesja Nazime Beqir Visha është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë me 10 (dhjetë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/1 e 278/2 i Kodit Penal, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim nr.918, datë 18.10.2013.

E dënuara rezulton, gjithashtu, se ka kryer më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë, dhe sipas akteve të Ministrit të Drejtësisë i mbetet për të vuajtur edhe 3 (tre) vite, e 9 (nëntë) muaj, e 21 (njëzetenjë) ditë burgimi (data e llogaritjes deri më 17.02.2016). Në llogaritjen e vuajtjes së dënimit janë konsideruar dhe uljet e dënimit të fituara nga paraburgimi, nga ligji  nr. 8328 , datë 16.04.1998  “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar si dhe nga ligji nr.22/2014 “Për dhënie amnistie”.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit në ushtrimin e të drejtës së faljes, për të dënuarën  Nazime Beqir Visha, kam mbajtur parasysh kushtet dhe kriteret e ligjit nr. 10295, datë 01.07.2010 “Për faljen”, si dhe faktin sipas të cilit falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire, dhe jepet në rastet kur nuk ekzistojnë kriteret ndaluese, e kur dënimi i vuajtur ka arritur qëllimin edukues dhe riintegrues. Tek kërkuesja vlerësova gjithashtu pendimin e thellë, sjelljen e saj si e dënuar, arsyetimin ligjor dhe propozimin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë që justifikon faljen.

Për të gjitha këto arsye vendosa që në mbështetje të nenit 92 gërma “b” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 11 dhe 12, të ligjit nr. 10295, datë 01.07.2010 “Për  Faljen”, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, të dekretoj faljen e pjesës së dënimit të mbetur, të të dënuarës Nazime Beqir Visha.

Next Post

Naim Al Hamed, një tjetër terrorist në kërkim për sulmet në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In