BalkanWeb raporton se jane përplasur dy automjete. Raportohet se disa persona janë plagosur, ndërsa nje prej tyre ne gjendje kritike per jeten. Policia dhe ambulanca drejt vendit te ngjarjes.
Në bazë të informacioneve paraprake raportohet për një prej të plagosurve në gjendje të rëndë.
Policia dhe autoambulanca po shkojnë me urgjencë drejt vendngjarjes. Policia njofton se fuqia e goditjes së dy mjeteve ka qenë tepër e fortë sa ata janë shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.
Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë duke sjellë dëmtimin e plotë të dy mjeteve, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve që janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe pasi u intubua u dërgua me urgjence drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia dhe Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak për këtë aksident të rëndë ka qen dalja në superstradë e autostradë e mjetit tip ‘Ford, e cila u godit në pjesën ndërmjet shoferit dhe pasagjerit nga autovetura që lëvizte në drejtimin Lezhë-Milot me shpejtësi.
Kryqëzimi i Shënkollit konsiderohet si një nga nyjet më problematike sa u takon aksidenteve. Në këtë pjesë të superstradës Lezhë – Milot degëzimi është problematik pasi drejtuesit e mjeteve që dalin nga rruga dytësore nuk kanë pamje të plotë të rrugës përshkak të mbrojtësve të urës si dhe ajo ka një dalje 90 gradë që e nxjerr makinën të ekspozuar ndaj mjeteve që lëvizin përgjatë superstradës.