Në vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një mundësi aplikimi online në një nga shkollat më të famshme, e Silicon Valley, Holberton School, cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria.
Çfarë do të thotë kjo? Që çdo person interesuar përmes vetëm një “click-u” mund të t’ju sigurojë të rinjve perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe.
Kryeministri është shprehur se duke krijuar kushte e mundësi të reja Shqipëria në 2030 do të jetë kampione në rajon për hapësirën digjitale.
Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar faqen zyrtare të shkollës në San Francisko, SHBA ku mund të bëhet edhe aplikimi.
“Mandati i Tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinjtë”, shkruan Rama në fund.
/b.h