Një sherr në familje ka perfunduar me një viktimë në Koplik të Malësisë së Madhe. Burimet thonë se burri ka vrarë gruan me sëpatë në oborrin e banesës.
Ylber Bajrakurtaj ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Lumturie Bajrakurtaj pas një debati.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mehaj. Mësohet se çifti ka tre fëmijë te cilet kane qene brenda ne shtepi kur ka ndodhur krimi, por nuk kane pare gje sepse skena e rende eshte shenuar ne oborr. Policia ka arrestuar autorin në vendngarje. Viktima ka nderruar jete ne moment.
Informacion Paraprak
Me datë 28.01.2018, ora 18:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në qytet Koplik, Malësi e Madhe shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç, në oborrin e banesës së tij, ka vrarë me sopate bashkëshorten e tij L. B. 42 vjeçe.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.
Nga informacionet paraprake mesohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i semurë mendor.
Po kryhen veprimet me grup hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (Panorama)










