• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajkatarët e paguar  që e kthyen Berishën në “shenjtor”…

by
04/11/2022 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ata që sot dalin me zell të pamatur, dhe nuk pranojnë faktin se “atij i ka kaluar koha”, janë lajkatarët e ekraneve, pa dallim moshe, gjinie, dhe rrace. Janë ata që mirëpaguhen nga ish-lideri historik i asaj partie, duke na treguar se “ai është shenjtor i partisë, dhe pse jo, edhe i Shqipërisë”. Sipas tyre, “ai ka shëruar partinë, dhe e shpëtoi nga shpërbërja, ai largoi Lulin dhe lulashët, ai ringriti partinë, dhe duhet të vijë në pushtet për të bërë Shqipërinë”.

Të mendosh dhe ligjërosh në 2022,(pra 32 vjet pasi Sali Berisha ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga politika) se ai mbetet “shenjtori i gjithçkaje”, do të thotë të kesh humbur sensin e të menduarit, të gjykuarit dhe të jetuarit. Lajkatarët që mbushin ekranet, janë të moshave të reja, madje  dhe të dalë në pension politik e shoqëror, por sërish kanë marrë përsipër të rikthejnë (sipas tyre) njeriun e gabuar në pushtet. nuk ka ditë dhe natë, të mos organizojnë emisione, të mos shfaqin dhe rishfaqin në ekrane njeriun që ka shkatërruar emrin dhe dinjitetin demokratik dhe perëndimor të Partisë Demokratike.

Lajkatarët, janë pjesë e tryezave politike, miqësore dhe shoqërore të ish-liderit historik, dhe përçuesit e zallshëm të misionit të tij drejt pushtetit. Edhe pse nuk e besojnë kurrë se “rikthimi i tij në fronin kryeministror është krejt i pamundur”, ata njollosin çdo ditë mundin dhe kontributin e atyre qindra e mijëra demokratëve, që prisnin dhe presin, që opozita  të ishte shpresa e tyre. Lajkatarët e ish-liderit “shenjtor”, që nuk pranon të largohet nga politika pa ardhur edhe njëherë në pushtet, janë ushtarët e tij më besnikë, pasi mirëpaguhen aq sa kanë harruar se janë bërë pjesë e mëkateve të tij. Partia Demokratike, përfundimisht nuk ka më shanse të ribashkohet, të ringrihet, dhe demokratizohet, derisa njeriu që ka sot “frenat” e asaj force poliktike, e mban peng derisa ta katandisë në një grusht njerëzish pa të ardhme.

Sali Berisha, e ka humbur shansin e fundit për të mbetur disi “njeriu i sfidave”, dhe sot  përpiqet me çdo kusht të pengojë të ardhmen e shqiptarëve. Njeriu që u pasurua nga pushteti, hiqet sikur jeton me “rrogën e deputetit”. Njeriu që u bë milioner nga posti  kryeministror, mban sot në “sofrën” e tij një grupim të madh lajkatarësh, me të cilët ka planifikuar të “pastrojë emrin dhe figurën e tij”, madje të heqë edhe “non-gratën” e SHBA-së. Më shumë se vetë ish-lideri historik, lajkatarët e sofrës së tij, po dëmtojnë seriozisht të ardhmen e Partisë Demokratike, në një kohë që ajo forcë politike sot duhej të ishte  dinjitoze në llogoren e opozitës në Shqipëri.

Partia Demokratike e ka të sigurtë, që as sondazhet, as manipulimet, dhe as dalja e emrave të veçantë si “kandidatë nga primaret”, nuk i japin asaj  kurrë fitoren në zgjedhjet lokale, veç ndoshta  ndonjë bashkie periferike. Por  pavarsisht kësaj, grupimi i lajkatarëve nuk po rresht së promovuari ish-liderin historik si “shenjtorin e padiskutueshëm të politikës, demokracisë dhe fateve të vendit”. Fati i opozitës në Shqipëri, nuk mund të varet nga një taborrë lajkatarësh, që Sali Berisha mirëpaguan  me milionat e pushtetit. Pjesa e përgjegjshme e asaj partie, duhet të dalë nga përgjumja letargjike, dhe ti tregojnë vendin bajraktarit dhe lajkatarëve, ndryshe ajo parti pas 14 Majit do të kthehet në karrakatinë politike.

Next Post
Akuzat e Berishës/ Rama publikon të dhënat: Udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e shpifarakut!

"The Guardian"/ Rama: Britania e Madhe duhet të mësojë nga Gjermania se si të përballet me valët migratore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In